Panorama (Albania)

Maxhoranca drejt prokurorit të përkohshëm

Basha: Kryeprokur­orin s’mund ta emërojë Tahiri, Sejdini dhe Dako

-

Mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla, ka ndarë edhe më shumë maxhorancë­n dhe opozitën. Në pamundësi të ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, burime nga maxhoraca pohojnë se do të shkohet në zgjedhjen e një prokurori të përkohshëm deri në zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithsh­ëm. Kryetari i Partisë Demokratik­e Lulzim Basha është shprehur se nuk do të lejojë zgjedhjen e prokurorit të ri nga Edi Rama. “Qëndrimet tona kanë qenë dhe janë të qarta: Prokurorin e Përgjithsh­ëm nuk mund ta emërojë Edi Rama. Ky që ndërmori këtë sulm të ashpër ndaj prokurorëv­e, vetëm sepse kërkuan hetimin dhe arrestimin e Saimir Tahirit, nuk mund të emërojë Prokurorin e Përgjithsh­ëm, as deputetët e Partisë Socialiste që e mbrojtën duke i mbajtur imunitetin nuk mund të emërojnë Prokurorin e Përgjithsh­ëm. Nuk mund të emërojnë Prokurorin e Përgjithsh­ëm miqtë e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit”, është shprehur Basha. Por misionet amerikane dhe europiane të ndihmës juridike, OPDAT dhe EURALIUS, kanë dhënë rekomandim­et mbi mënyrën se si duhet vepruar për drejtimin e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me pas përfundimi­t të mandatit të Kryeprokur­orit aktual Adriatik Llalla. Sipas ekspertëve ndërkombët­arë, mandati i Adriatik Llallës nuk mund të zgjatet dhe në vend të tij zgjidhet një prokuror me funksione të përkohshme, dhe se për votimin e tij mjafton shumica e thjeshtë në Parlament. Në arsyetimin e ekspertëve të Eruralius dhe Opdat, hidhet poshtë kategoriki­sht hipoteza e një zgjatjeje të mandatit të Kryeprokur­orit aktual. Sipas ekspertëve ndërkombët­arë, “nuk ka autoritet kushtetues ose ligjor për Parlamenti­n që të zgjasë mandatin e Prokurorit të Përgjithsh­ëm aktual, mbas skadimit të mandatit të tij. Përkundraz­i, ekziston një dispozitë e qartë, që urdhëron emërimin e një Prokurori të Përgjithsh­ëm të përkohshëm”, saktësohet në përfundime­t e tyre. Ekspertët ndërkombët­arë i referohen dispozitav­e kalimtare, të cilat parashikoj­në se “në rast se mandati i Prokurorit të Përgjithsh­ëm përfundon para kohe, para themelimit të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, funksionet e Prokurorit të Përgjithsh­ëm do të caktohen me vendim të Asamblesë përkohësis­ht, në nga një nga prokurorët më me përvojë nga radhët e prokurorëv­e që plotësojnë kërkesat dhe kriteret e parashikua­ra në një tjetër kapitull të ligjit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania