Panorama (Albania)

PD, rezolutë kundër dhunës në familje

Vokshi: Janë ditët për të reaguar kundër dhunës qeveritare

- Albana Vokshi

Partia Demokratik­e ka kërkuar mocion me debat për dhunën në familje dhe ka depozituar në Kuvend një rezolutë për këtë çështje. Me nismën e Partisë Demokratik­e në Kuvendin e Shqipërisë, do të zhvillohet më 4 dhjetor një mocion me debat për masat kundër dhunës në familje, i cili përkon me Ditët ndërkombët­are të Sensibiliz­imit Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, 25 nëntor- 10 dhjetor. Partia Demokratik­e thekson se nëse do të zbatohen masat e kërkuara prej saj në rezolutën e depozituar në Kuvend, do të ulet ndjeshëm dhuna në familje. Rezolutën kundër dhunës në familje e kanë firmosur 10 deputetë demokratë, mes të cilëve edhe kreu i PD- së, Lulzim Basha. Sipas deputetes demokrate, Albana Vokshi, e cila është edhe një nga hartueset e rezolutës, qeveria s’ka ndërtuar asnjë mekanizëm efikas për parandalim­in e dhunës në familje. “Këto janë ditët kur ne nuk duhet të heshtim. Këto janë ditët për të reaguar njëzëri kundër dhunës qeveritare, që fillon nga Kryeminist­ri edhe përhapet si epidemi në të gjitha format e saj në çdo institucio­n! Nëpërmjet propagandë­s qeveria po tenton të mbulojë dështimin spekta- kolar të saj për të mbrojtur gratë e fëmijët, pa kërkuar ndjesë se në 4 vite qeverisje nuk arritën të mbrojnë asnjë viktimë të dhunës në familje, një prej tyre edhe gjykatëse”, deklaroi Vokshi. Në rezolutën e saj, PD kërkon mbikëqyrje të fortë parlamenta­re dhe trajtim të denoncimev­e për dhunën në familje. Brenda 15 ditëve Kuvendi krijon komision të posaçëm për trajtimin ligjor të fenomenit dhe brenda 60 ditëve qeveria të bëjë analizën, të paraqesë të dhënat, të krijojë regjistrin kombëtar për dhunën në familje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania