Panorama (Albania)

“Tahiri në krye të ministrisë, menaxher i grupeve kriminale”

Salianji: U ka dhënë mbrojtje fizike trafikantë­ve të drogës

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e e cilëson qeverinë e drejtuar nga Edi Rama të kriminaliz­uar në çdo nivel të saj, duke kujtuar për qytetarët se denoncimet në media nuk lidhen me individë të veçantë, por me një sistem të strukturua­r kriminal.

Sekretari i Grupit Parlamenta­r dhe deputeti i PD, Ervin Salianji, ka akuzuar Kryeminist­rin Rama dhe ishministr­in Tahiri si bashkëpunë­torë në një strukturë kriminale në shërbim të krimit të organizuar. “Fakte të reja që po zbulohen përditë nga partnerët ndërkombët­arë po zbulojnë të vërtetën tronditëse se qeverisja e Edi Ramës është një qeverisje e kriminaliz­uar në çdo nivel, në çdo hallkë dhe çdo veprim. Nuk kemi të bëjmë me raste të shkëputura, nuk kemi të bëjmë me individë të shkëputur, por me një sistem të strukturua­r kriminal.

Mbi të gjitha, Edi Rama, Saimir Tahiri dhe të gjithë drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit kanë vepruar si një strukturë kriminale në shërbim të veprimtari­ve të krimit të organizuar, nga i cili kanë përfituar para dhe vota. Në mënyrë të veçantë, i gjithë aktiviteti i Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme ka qenë në funksion të menaxhimit dhe koordinimi­t të grupeve kriminale të trafikimit të drogës”, deklaroi Salianji.

AKUZA Deputeti i PD ka akuzuar ish- ministrin Tahiri se në bashkëpuni­m me qeveritarë të tjerë, ka dëmtuar dhe ka nxjerrë jashtë funksionim­it kontrollin e kufijve dhe hapësirën ajrore e detare. “Saimir Tahiri u ka dhënë grupeve të trafikimit të drogës mbrojtje direkte fizike me policë në të gjitha hallkat e transporti­t të drogës nëpër territorin e Shqipërisë. Saimir Tahiri, në bash- këpunim me qeveritarë të tjerë, kanë dëmtuar apo ka nxjerrë jashtë funksionim­it infrastruk­turën e mbikëqyrje­s dhe kontrollit të kufijve e hapësirës ajrore e detare të vendit, duke filluar që nga sistemet e radarëve te sistemet e skanimit dhe kontrollit elektronik të kufijve. Saimir Tahiri u ka përcjellë kriminelëv­e informacio­ne mbi hetimet dhe operacione­t e policive dhe forcave të sigurisë të vendeve të tjera”, është shprehur deputeti i PD. Sipas Salianjit, aktiviteti i Saimir Tahirit ka qenë i njohur dhe i mbështetur direkt apo indirekt në mënyrë aktive apo pasive nga drejtuesit më të lartë të qeverisë, nga ministra të tjerë të qeverisë, zëvendësmi­nistra, drejtorë të përgjithsh­ëm dhe punonjës shtetërorë të të gjitha niveleve. Deputeti i PD thekson se kreu i qeverisë Rama nuk e lëshon Tahirin për shkak se po përpiqet të shpëtojë mekanizmin kriminal që ishte ndërtuar. “Kjo është arsyeja që Edi Rama nuk e lëshon as Saimir Tahirin, as drejtuesit në kërkim të Policisë së Shtetit. Kjo është arsyeja pse Edi Rama po përpiqet ta shpëtojë këtë mekanizëm kriminal përmes kapjes së drejtësisë, sulmeve ndaj opozitës dhe përmes propagandë­s dhe manipulimi­t të opinionit publik”, u shpreh Salianji.

 ??  ?? Deputeti i PD, Ervin Salianji
Deputeti i PD, Ervin Salianji

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania