Panorama (Albania)

Akuza e PS: PD përdor paratë e drogë për të blerë vota, të hetohet

-

Partia Socialiste vijon të kërkojë shpjegime nga kreu i PD- së, Lulzim Basha, lidhur me shumat e paguara prej forcës së tij politike për kompanitë lotuese në SHBA gjatë fushatës zgjedhore të 25 qershorit. Në një deklaratë për mediat, deputetja e PS- së, Klodilda Bushka, ka kërkuar nga organet e drejtësisë të hetojnë mbi prejardhje­n e parave të pista që PD ka përdorur në zgjedhje. “Ajo që PD duhet të bëjë tani, është të japë përgjigje për pothuajse një milion dollarë, para të pista, që me firmën e vetë Lulzim Bashës janë transferua­r nga parajsat fiskale në vetëm tre muaj, nga marsi në qershor 2017. Sot Lulzim Basha ka detyrën ligjore, meqë moralisht nuk do t’ia dijë, që të dalë përpara qytetarëve dhe të japë shpjegime për origjinën e këtyre parave. Partia Socialiste u bën edhe një herë më shumë thirrje organeve të drejtësisë që të vendosin një standard të ri dhe të vazhdojnë deri në fund, me vendosmëri, hetimet për këtë skandal që hedh dritë mbi mënyrën se si PD përdor paratë e drogës për të blerë vota në Shqipëri”, deklaroi deputetja e PS. Gjithashtu, PS kërkon nga kreu i opozitës, Basha, të shpjegojë edhe faktin se si Partia Demokratik­e mashtroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke fshehur plot një milion dollarë. Në deklaratën e dorëzuar nga PD në KQZ, janë deklaruar vetëm 580 milionë lekë të vjetër shpenzime për fushatë, ndaj edhe sipas socialistë­ve, përjashtim­i i një milion dollarëve nga kjo deklaratë është një shkelje penale, për të cilën përgjegjës­ia e vetme bie mbi Lulzim Bashën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania