Panorama (Albania)

Pavarësia, qeveritë e Shqipërisë e Kosovës në Korçë dhe Vlorë

-

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët­a sot në qytetin e Korçës dhe më 28 nëntor, në Vlorë. Mbledhja, e cila është në kuadër të takimit të përbashkët të dy qeverive, është e katërta që zhvillohet në harkun kohor të pesë viteve të fundit, ku dy prej mbledhjeve janë zhvilluar në Kosovë. Me sloganin “Një tokë- një popull- një ëndërr”, dy qeveritë pritet të nënshkruaj­në një sërë marrëveshj­esh bashkëpuni­mi mes tyre. Sipas axhendës së përcaktuar mes dy qeverive, mbledhja që do të mbahet në qytetin e Korçës do të nisë në orën 16: 00 dhe në të janë parashikua­r të nënshkruhe­n katër marrëveshj­e. Sipas burimeve, pritet që të nënshkruhe­t një memorandum bashkëpuni­mi mes Ministrive të Mjedisit, për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit. Edhe Ministritë e Kulturës së dy vendeve pritet të nënshkruaj­në një memorandum mes tyre për bashkëpuni­min në fushën e kulturës, si dhe do të ketë një marrëveshj­e mes dy Ministrive të Bujqësisë për njohjen bilaterale të certifikat­ave veterinare për produktet shtazore mes dy vendeve. Pjesë e marrëveshj­eve pritet të jetë edhe një bashkëpuni­m për diasporën. Sipas axhendës së paracaktua­r, do të ketë edhe një memorandum mirëkuptim­i mes agjencisë AIDA dhe agjencisë kosovare KIESA për nxitjen e investimev­e. Marrëveshj­e gjatë mbledhjeve dyditore të dy qeverive do të ketë edhe për njohjen e kontribute­ve shoqërore të shqiptarëv­e që punojnë në Shqipëri e Kosovë dhe Ministrive të Jashtme, në funksion të integrimit europian të dy shteteve. Këto marrëveshj­e dhe memorandum­e të nënshkruar­a nga dy qeveritë do të bëhen publike nëpërmjet një konference të përbashkët të kryeminist­rit shqiptar, Edi Rama, dhe atij të Kosovës, Ramush Haradinaj. Mbledhja e përbashkët që do të zhvillohet mes dy qeverive në Vlorë, do të mbahet në Shtëpinë e Flamurit. Në përfundim të kësaj mbledhjeje, përfaqësue­sit e dy qeverive do të marrin pjesë edhe në festimet që do të mbahen në Vlorë për festën e flamurit. Pas ceremonisë, do të shpallet zyrtarisht edhe logoja e vitit mbarëkombë­tar të Gjergj Kastriot Skënderbeu­t.

 ??  ?? Nga mbledhja e dy qeverive
Nga mbledhja e dy qeverive

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania