Panorama (Albania)

Drogë nga Himara në Greqi, snajperi plagos trafikanti­n

Në ndjekje hodhën drogën në det, në gomone u gjetën 1.6 tonë

- GREQI/ SHPRESA DINE

Pas mbi 24 orë ndjekje, Policia greke ka arritur të kapë një gomone transoqean­ike të mbushur me drogë.

Mediat greke e quajtën operacioni­n më të madh të Policisë Kufitare greke në këto vite. Organet policore dhe informativ­e greke kishin siguruar informacio­n prej disa javësh për një grup të strukturua­r ndërkombët­ar droge në linjën Shqipëri- Greqi- Itali dhe kanë marrë informacio­n për nisjen e një ngarkese në orët e para të së premtes nga jugu i Himarës për në Greqi. Policia greke e ka pritur mjetin lundrues në veri të Korfuzit me disa skafe të saj, por është përballur me një gomone të gjatësisë 12 metra dhe me tre motorë nga 350 kuaj- fuqi secili, ndër mjetet më të shpejta që ishte përballur ndonjëherë. Sapo kanë vënë re prezencën e Policisë, trafikantë­t janë drejtuar për në jug të Korfuzit. Në ndjekje të tyre janë vendosur skafet e të paktën 5 porteve detare greke, një avion e më pas edhe një helikopter me forcat speciale amfibe dhe snajperë. Operacioni ka përfunduar pikërisht pasditen e së shtunës pranë ishullit Xia në Athinë, ku gomonia është ndaluar pas të shtënave nga snajperët. Policia greke ka ndaluar tre drejtuesit e saj, dy shqiptarë e një italian, të cilët bashkë me gomonen janë transportu­ar drejt portit të Pireut. Nga gomonia është nxjerrë me barelë një nga skafistët, për të cilin, sipas policisë, thuhet se është plagosur, por nuk saktësohet nga të shtënat e policisë greke apo nga lëvizja e gomones. Ndërkaq, pasditen e djeshme Policia greke ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka dhënë detajet për operacioni­n antidrogë. Sipas Policisë, janë sekuestrua­r 1.6 tonë marijuanë. Janë arrestuar në zona të ndryshme të Athinës 10 pjesëtarë të organizatë­s ndërkombët­are të drogës, përfshirë dhe 3 drejtuesit e gomones. Operacioni ka nisur pas grumbullim­it të informacio­nit mbi një organizatë ndërkombët­are të trafikut të drogës me mjete të shpejta ujore, e cila vepronte në mënyrë sistematik­e. Policia kishte informacio­n mbi emrat e pjesëtarëv­e të

Brenda në gomone u ndaluan dy shqiptarë dhe një italian, njëri prej të cilëve u transportu­a me autoambula­ncë drejt spitalit “Evagelismo­s” të Athinës, sapo mbërriti në portin e Pireut, për shkak të disa lëndimeve”

organizatë­s, veprimet e tyre, të dhëna mbi gomonen etj., dhe për këtë organizoi operacioni­n ku morën pjesë skafe të policisë, avion i FRONTEX, helikopter­ë dhe snajperë. Gomonia u vrojtua teksa hyri në brigjet shqiptare, u ngarkua aty dhe në kthim, teksa u fut në ujërat greke, nisi ndjekja. Trafikantë­t hapën zjarr ndaj një skafi të Policisë greke. Skafi i policisë iu kundërpërg­jigj, por teksa kreu manovra, disa policë ranë në det duke u plagosur. Përfundimi­sht gomonia u ndalua midis Makronisit dhe ishullit Kea pas goditjes nga snajperët që ndodheshin në helikopter, të cilët kanë vepruar në kushte të vështira për shkak të shpejtësis­ë së madhe të gomones dhe errësirës. Brenda në gomone u ndaluan dy shqiptarë dhe një italian, njëri prej të cilëve u transportu­a me autoambula­ncë drejt spitalit “Evagelismo­s” të Athinës, sapo mbërriti në portin e Pireut, për shkak të disa lëndimeve. Operacioni vijoi me disa arrestime, konkretish­t katër shqiptarë të tjerë, një italian, një bullgar dhe një grek, ndërsa disa janë shpallur në kërkim, duke e çuar numrin e të arrestuarv­e në 10. Duhet thënë se trafikantë­t kanë hedhur në det gjatë ndjekjes edhe sasi të tjera droge, armë dhe materiale të tjera, megjithatë veç drogës dhe gomones me 3 motorë nga 350 kuaj- fuqi secili, u sekuestrua gjatë kontrollev­e dhe një tjetër gomone me 4 motorë nga 350 kuaj- fuqi secili, disa armë dhe materiale të tjera. Vijon bashkëpuni­mi me agjenci të tjera europiane për zbardhjen e veprimtari­së së këtij grupi kriminal. Ministri grek i Mbrojtjes, Panajotis Kurumplis, dhe zv. ministri Nektaros Santorinio­s i shprehën falënderim­et shefit të Policisë Kufitare greke, Stamatio Rapti, dhe efektivëve të kësaj policie.

 ??  ?? Droga e bllokuar nga Policia greke
Droga e bllokuar nga Policia greke
 ??  ?? Policia greke gjatë operacioni­t
Policia greke gjatë operacioni­t
 ??  ?? Gomonia e sekuestrua­r
Gomonia e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania