Panorama (Albania)

I nxorën nga lokali të dehur, tentojnë të vrasin pronarin e administra­torin

-

KORÇE- Një ngjarje e rëndë është regjistrua­r rreth mesnate në një lokal tallavaje në dalje të qytetit të Korçës. Disa të rinj kanë qëlluar me breshëri nga rruga në drejtim të lokalit, ndërsa më tej kanë tentuar të vrasin pronarin dhe administra­torin me mjete të mprehta. Këta të fundit i kishin nxjerrë një javë më parë jashtë pasi të rinjtë ishin në gjendje të dehur. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në kilometrin e parë të aksit Korçë- Kapshticë, ku sipas të dhënave, dy automjete janë pozicionua­r para lokalit dhe me breshëri kanë qëlluar në drejtim të tij. Më tej kanë hyrë brenda ambienteve të lokalit tallava dhe me thikë kanë plagosur në pjesën e krahut njërin nga administra­torët. Gjithash- tu, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pronarin e lokalit. Pas sinjalizim­it të dhënë, Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe gjatë hetimeve për rastin, janë zbuluar njëra pas tjetrës vepra penale të tyre, ku ishte i përfshirë edhe babai i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes. Sipas të dhënave zyrtare nga blutë, janë identifiku­ar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes, ndërsa ka përfunduar në pranga babai i njërit prej tyre, pasi në lokalin në pronësi të tij kishte kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, si edhe posedonte lëndë të dyshuar cannabis sativa dhe municione. Policia ka bërë me dije se shtetasit A. Qiraxhi, 23 vjeç dhe shtetasi A. Babani, 18 vjeç, së bashku me disa shtetas të tjerë bashkëpunë­torë të dyshuar të tyre, janë pozicionua­r me dy automjete përpara lokalit dhe kanë goditur me dy armë zjarri tip kallashnik­ov dhe pistoletë në drejtim të këtij të fundit. Këta shtetas, më pas, kanë hyrë në lokal dhe kanë goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. K., dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A. L. ( pronari dhe administra­tori i lokalit). Shtetasi A. K. ka marrë mjekim në Spitalin e Korçës dhe nuk ka probleme për jetën. Policia e Korçës më tej, gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Lubonjë, ka gjetur të braktisura të dyja automjetet, një tip "BMW" me targa AA 848 FG, brenda të cilit u gjetën shkopinj druri, një sëpatë dhe dy gjerdanë me fishekë, dhe mjeti tip "BMW" me targa AA 267 ND, të cilat ishin përdorur nga autorët.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania