Panorama (Albania)

Masakruan çiftin, dyshonin se kishin 60 milionë lekë

Arrestohen autorët e grabitjes, tentuan të largohen në Greqi

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Policia arreston në tentativë për të kaluar në Greqi, katër autorët që masakruan me levë e grabitën një çift të moshuarish në Shkallnur të Durrësit.

Pasi autorët dyshonin se ata ishin zbuluar nga Policia për ngjarjen e ndodhur më 20 nëntor, tentuan të largoheshi­n jashtë vendit. Por u arrestuan gjashtë ditë pas ngjarjes, në Pikën Kufitare të Kapshticës. Sipas Policisë, autorët e ngjarjes janë dy vëllezërit Niko Papajorgji, 35 vjeç, Marsel Papajorgji, 30 vjeç, banues në Durrës si dhe Julian Qamili, 43 vjeç, banues në Durrës dhe Erind Seferkolli, 30 vjeç, banues në Korçë. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se organizato­rët e grabitjes janë dy vëllezërit Papajorgji, ndërsa Qamili dhe Seferkolli kanë mësyrë në banesën e çiftit Elezi për të kryer grabitjen me dhunë. Policia arriti të zbardhte ngjarjen e rëndë nëpërmjet metodave speciale dhe shkencore, duke i përgjuar dy vëllezërit dhe 40- vjeçarin nga Durrësi, të cilët pas ngjarjes u shoqëruan si të dyshuar në komisariat. Policia ngriti dyshime, pasi vëllezërit Papajorgji, ndonëse nuk janë të skeduar, ishin pikasur nga blutë si kontingjen­të kriminalë. Ata u shoqëruan dhe pasi u pyetën në lidhje me ngjarjen, u lanë të lirë. Por blutë i mbajtën ata në mbikëqyrje dhe në përgjim. "Specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Durrës, në bashkëpuni­m të ngushtë me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një pune hetimore intensive dhe të mirëorgani­zuar me metoda speciale, pas provave të administru­ara në rrugë shkencore dhe procedural­e, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumen- timin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 20.11.2017, ku katër shtetas të maskuar kanë dhunuar fizikisht një çift bashkëshor­tësh dhe vjedhur banesën e tyre në Shkallnur", tha Policia, ndërsa sqaroi edhe mekanizmin e ngjarjes. Nga hetimi ka rezultuar se vëllezërit Niko dhe Marsel Papajorgji, në rolin e nxitësve dhe ndihmësve, kanë bërë roje, ndërkohë që në banesë janë futur nga dritarja, shtetasit Julian Qamili dhe Erind Seferkolli, të cilët kanë dhunuar dhe lidhur çiftin. Në vijim, gjatë kontrollit të kryer në banesë, kanë gjetur dhe kanë vjedhur 160 mijë lekë të reja.

Më pas autorët janë larguar. Kapja dhe ndalimi i tyre është bërë i mundur si rezultat i bashkëpuni­mit të Policisë Kufitare Kakavijë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë. Të dëmtuarit, shtetasit Maliq dhe Shahe Elei, përkatësis­ht të moshës 79 dhe 67 vjeçe, u goditën me mjete të forta nga autorët. M. E., ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasja Sh. E. është jashtë rrezikut për jetën. Burime nga grupi hetimor thanë për "Panoramën" se, autorët kishin dyshime se në shtëpinë e çiftit Maliq dhe Shahe Elezi kishte shuma të konsiderue­shme parash, pasi fëmijët e tyre ndodheshin prej më shumë se 12 vjetësh në emigracion dhe dërgonin para te prindërit e tyre që ndodheshin në Shqipëri. "Autorët mendonin se në banesën e çiftit Elezi ndodheshin shuma të mëdha parash. Sipas të dhënave që ne kemi, ata mendonin se të moshuarit kishin në shtëpi mbi 6 milionë lekë ( të rinj), të cilat ua kishin dërguar fëmijët e tyre, që ndodheshin jashtë shtetit prej shumë vitesh. Prandaj edhe kanë ushtruar dhunë mbi të moshuarit, pasi ata nuk u tregonin se ku e mbanin shumën e parave. Ata dolën duarbosh, pasi prisnin të grabisnin një dorë të mirë të hollash", sqaruan burimet. Sipas Policisë, autorët kanë lidhur dhe dhunuar të moshuarit pasi nuk tregonin se ku kishin fshehur paratë.

 ??  ?? I moshuari i plagosur gjatë grabitjes
I moshuari i plagosur gjatë grabitjes
 ??  ?? Policia gjatë arrestimit të autorëve
Policia gjatë arrestimit të autorëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania