Panorama (Albania)

Kërkohej për 3 krime në Vlorë, kapet duke pirë kafe në Tiranë

Tre oficerë civilë e rrethojnë në lokal tek Unaza e Re

- ETLEVA DELIA

Një 32- vjeçar i kërkuar për tri krime të rënda në qytetin e Vlorës, është arrestuar mesditën e djeshme në Tiranë.

Edison Alikaj, i njohur edhe me emrin Blendo Alikaj, është prangosur teksa po pinte kafe i vetëm. Tre oficerë civilë të Forcës së Posaçme Operaciona­le e kanë kapur në befasi në lokalin ku ai ishte ulur, në zonën e Unazës së Re, duke i mbërthyer prangat në duar. Fillimisht, dy oficerë i janë ulur në të dy krahët, ndërsa i treti i është afruar nga pas, duke i kapur duart. Më pas skuadra e Policisë e ka shoqëruar në banesën ku ai jetonte në arrati, prej muajit janar, ku në prezencën e tij është bërë kontrolli i shtëpisë për gjetjen e ndonjë objekti të jashtëligj­shëm. Policia e Tiranës tha dje se 32- vjeçari Edison Alikaj u arrestua pasi ishte person në kërkim nga Policia e Vlorës, për veprën penale “Vrasje me dashje në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, si edhe i dyshuar për disa vepra të tjera penale.

ARRESTIMI Specialist­ët e Seksionit për Krimet e Rënda në Policinë e Vlorës, në bashkëpuni­m me Forcën e Posaçme Operaciona­le, pas një pune dhe hetimi intensiv për kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë ushtruar kontrolle në ambiente të ndry- shme dhe në tri banesa në Tiranë e Vlorë, ku dyshohej se mund të fshihej një shtetas i shpallur në kërkim. Mbi bazën e informacio­neve të siguruara nga qytetarët, është lokalizuar vendndodhj­a e të kërkuarit Edison Alikaj, në një lokal pranë vendit të qua- jtur “Astiri”, në zonën e Unazës së Re, Tiranë. Policia tha dje se për Alikajn, Gjykata e Vlorës ka caktuar masën “arrest me burg”, pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur më 4 janar të këtij viti, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku ka qëlluar me armë zjarri automatik e për pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas. Të plagosur kanë mbetur vëllezërit Marsel dhe Zhaver Shenko, 20 e 24- vjeçarë, me të cilët autori ka pasur një konflikt për shitjen e një motori. Ndërsa nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit, 18- vjeçari Flavio Kamberaj. Policia tha dje se, gjatë kontrollit të ushtruar në një nga banesat në Vlorë, janë gjetur dhe sekuestrua­r 3 fishekë pistolete, një palë dorashka të zeza dhe një kapuç- maskë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania