Panorama (Albania)

Merkel në presion për koalicion të gjerë me SPD

Schulz: Formimi i një koalicioni të madh do të ketë një çmim

-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takohet me liderë të tjerë të CDU për të diskutuar një mënyrë për të ecur përpara, pasi bisedimet për një koalicion të madh eksplorues kanë dështuar një javë më parë. Pritet që Merkel të kërkojë bisedime të reja me ishpartner­ët e saj në koalicioni­n e mëparshëm, socialdemo­kratët, pasi Kancelarja ka deklaruar se, t’iu kërkosh gjermanëve të votojnë përsëri, është thjesht e gabuar, duke iu referuar opsionit të dytë për zgjedhje të reja. Por socialdemo­kratët e Martin Schulz e kanë bërë të qartë se, formimi i një “koalicioni të madh” do të ketë një çmim. Merkel dhe disa liderë të tjerë në koalicioni­n e saj të qendrës së djathtë, ( CDU) janë mbledhur në Berlin të dielën për të ndërtuar një plan, ndërkohë që Gjermania hyn në muajin e dytë pa një qeveri të re. Kancelarja dhe liderët e CDU do të flasin për takimin e ardhshëm që do të kenë të enjten me Presidenti­n FrankWalte­r Steinmeier. Bashkë me Merkel, në takim do të jenë edhe socialdemo­kratët e qendrës së majtë të Martin Schulz si dhe Horst Seehofer, i cili drejton partinë sim- otër të CDU në Bavari, CSU. Dështimi i bisedimeve të koalicioni­t eksplorues me CDU/ CSU, të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë ( FDP), tetë ditë më parë, ka bërë që kris ti an demokratët e Merkelit të ulen përsëri për një plan të ri. Prishja e bisedimeve ka bërë që të ketë shumë presion nga SPD, për t’u bashkuar sërish në koalicioni­n e gjerë me CDU/ CSU. Ky opsion ishte përjashtua­r nga Schulz pas rezultatev­e shumë të ulëta të partisë së tij në zgjedhjet e 24 shtatorit, për të cilat ai fajëson ndikimin e koalicioni­t të Merkel. Por pas presionit për ruajtjen e stabilitet­it në Gjermani dhe evitimit të zgjedhjeve të reja, SPD ka përmbysur qëndrimin e saj dhe ka rënë dakord për të biseduar me Merkel, duke ngritur mundësinë e një koalicioni të ri të madh, si ai që ka qeverisur Gjermaninë për katër vitet e fundit.

 ??  ?? Schulz dhe Merkel gjatë një takimi
Schulz dhe Merkel gjatë një takimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania