Panorama (Albania)

Sot shpallet rezultati, Ahmeti i VV mban Prishtinën

LDK nuk e pranon rezultatin, kërkon rinumërimi­n e votave

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë pritet të shpallë sot rezultatet përfundimt­are për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, i cili është mbajtur më 19 nëntor.

Zëdhënësi i KQZ- së, Valmir Elezaj, bëri të ditur se do të bëhet futja e të dhënave nga numërimi dhe rinumërimi dhe pastaj do të dalin rezultatet përfundimt­are të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, të mbajtur më 19 nëntor. Ai tha se pas shpalljes së rezultatev­e përfundimt­are, është afati 24 orësh i subjekteve politike për të paraqitur ankesat e tyre në PZAP. Nga numërimi, Shpend Ahmeti ka marrë 861 vota me kusht, ndërsa Arban Abrashi 733. Kjo do të thotë se kandidati i Vetëvendos­jes ka marrë 128 vota më shumë në kutitë e votave me kusht dhe ato me postë. Llogaritur në total, Ahmeti ka dalë me 365 vota më shumë, duke fituar edhe një mandat në krye të Prishtinës. Ahmeti e fitoi garën në Prishtinë vetëm pasi bëri koalicion me AKR- në dhe Rrahim Pacollin. Ahmeti garoi shumë ngushtë me Arban Abrashin e LDK- së. Sipas rezultatev­e të publikuara në fund të procesit, Shpend Ahmeti i Vetëvendos­jes ka marrë 42,262 vota, ndërsa Arban Abrashi i LDK- së ka marrë 41,897 vota.

QËNDRIMI I LDK Por Partia LDK e Arban Abrashit nuk e ka pranuar rezultatin e KQZ- së. Lufti Haziri i LDK- së tha se s’ka rezultat në Prishtinë, dhe as në Dragash, pa rinumërim të kutive të votimit. “Kërkojmë rinumërimi­n, derisa nuk ndodh rinumërim, nuk ka rezultat në Prishtinë”, tha ai duke shtuar se do të kërkojnë çdo rrugë ligjore për të kryer rinumërimi­n për Prishtinën. LDK kishte kërkuar rinumërim të votave, kërkesa ishte pranuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtres­a. Por i njëjti vendim ishte rrëzuar të shtunën nga Gjykata Supreme. LDK ka paralajmër­uar se do të bëjnë ankesë në Gjykatën Kushtetues­e lidhur me vendimet e Supremes për t’i mundësuar rinumërimi­n e votave në Prishtinë e Dragash. REAGIMET E PARA TË VV Zyrtarët e Vetëvendos­jes, kur ishte marrë vendimi nga PZAP pro rinumërimi­t, paralajmër­uan rrëzimin e Shtetit dhe trazira, sipas “Express”. Dhe gjyqtarët e PZAP i cilësuan si shërbëtorë të ‘ Klanit Pronto’. Ndërsa kur u mor vendimi i Gjykatës Supreme, zyrtarët e Vetëvendos­jes deklaruan se drejtësia u vendos në Prishtinë e Prizren. Nuk është sqaruar ende pse ata kërcënuan me trazira thjesht për një rinumërim të votave. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendos­je, Visar Ymeri, tha se ata që tentuan të manipulojn­ë, u përmbysen vetë. “Klani Pronto e ai i Isa Mustafës pësuan debakël... U bënë bashkë në zgjedhje kundër VETËVENDOS­JE!- s. Mbetën bashkë edhe pas zgjedhjeve. Tentuan të manipulojn­ë, të mashtrojnë, të shpifin. Përdorën analistë e media, PZAP- in e KQZ- në. Deshën ta përmbysin vullnetin popullor e qytetar, por u përmbysën vetë. U poshtëruan. Dhe nuk do të ngrihen më kurrë”, tha ai.

 ??  ?? Shpend Ahmeti, kandidati i Vetëvendos­jes në Prishtinë
Shpend Ahmeti, kandidati i Vetëvendos­jes në Prishtinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania