Panorama (Albania)

Erdogan: Jap dorëheqjen nëse provohen akuzat

-

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka sfiduar udhëheqësi­n kryesor të partisë më të madhe opozitare turke, Partisë Republikan­e Popullore ( CHP), për të zbuluar çdo dokument që provon akuzat se ai dhe familja e tij kanë para të fshehura në parajsat fiskale jashtë vendit. “Nëse Tayyip Erdogan ka një qindarkë të vetme jashtë vendit, ai duhet ta provojë atë. Nëse provohet, unë nuk do të qëndroj në këtë post presidenci­al, qoftë edhe për një minutë”, tha Erdogan gjatë fjalimit të tij të dielën, më 26 nëntor. “Në cilën bankë jashtë vendit ka Tayyip Erdoðan një llogari? Vërtetoje. Nëse nuk mund ta provosh, do të duhet të largohesh nga politika. Nëse e bëni, unë do të lë politikën dhe postin tim në Presidencë”, shtoi ai duke iu drejtuar liderit të opozitës. Kreu i CHP, Kemal Kýlýçdarog­lu e akuzoi Presidenti­n se rrethi i ngushtë i Erdogan ka depozituar para në parajsat fiskale jashtë vendit, pasi në listat e “Panama Paradise” u shfaqën e emrat e djemve të Kryeminist­rit, Binali Yýldýrým, si pronarë të kompanive të shumta, të cilat vepronin në ‘ strehën tatimore’ në Maltë, duke evituar taksat në vend. “Erdogan, do t’ju bëj një pyetje të thjeshtë: A e dini se fëmijët tuaj, kunati juaj, vjehrri juaj, vëllai juaj dhe ish- ndihmësi juaj ekzekutiv, kanë depozituar miliona dollarë amerikanë në një kompani me bazë në parajsat e taksave jashtë brigjeve tona”, tha Kýlýçdarog­lu më 21 nëntor, duke iu referuar një kompanie, pa përmendur emrin e saj. Erdogan reagoi i zemëruar duke thënë: “A ka dokumente që vërtetojnë akuzat tuaja? Nëse ka, bëjini ato publike dhe unë do të bëj atë që është e nevojshme. Nëse nuk e bëni, pranoni se jeni angazhuar në shpifje dhe kërkoni falje.”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania