Panorama (Albania)

Mërgata antikomuni­ste në letërkëmbi­min e Mustafa Krujës

Një komunikim me emra të shquar të kulturës dhe eksponentë politikë të larguar nga Shqipëria për shkak të diktaturës

- Mustafa Kruja

PËRFUNDIMI I NJË NISME KULTURORE

Me daljen nga shtypi të këtij vëllimi, mbyllet seria e botimeve "Kuvend letrash me miqtë", siç i pëlqeu të nënshkruar­it ta emëronte nismën e tij, për t'ua bërë të njohur lexuesve shqiptarë letërkëmbi­met e gjyshit të tij, Mustafa Krujës, një personalit­eti të spikatur të jetës kulturore e politike të Shqipërisë në gjysmën e parë të shekullit që shkoi. Ideja për të botuar letërkëmbi­met ishte më e hershme dhe sendërtimi i saj i parë qe fryt i një bashkëpuni­mi të sinqertë e të ndershëm ndërmjet Bashkimit, njërit nga djemtë e Krujës, me të ndjerin Atë Daniel Gjeçaj, personalit­etit më të spikatur të kishës shqiptare në Itali, një françeskan­i të madh që, vite të shkuara, kishte ribotuar në Romë, me shpjegimet përkatëse, veprën madhore të epikës shqiptare, "Lahutën e Malcisë" të Atë Gjergj Fishtës.

Ky bashkëpuni­m u bë i domosdoshë­m për faktin se letërkëmbi­mi ndërmjet Krujës e Atë Paulin Margjokajt, një studiuesi të njohur të historisë shqiptare, më i ploti i llojit që kemi pasur në dorë, gjendej i ndarë në dy pjesë: letrat e Krujës ishin në arkivin e françeskan­ëve, të mbarështua­r nga Atë Gjeçaj, ndërsa letrat e Margjokajt ruheshin në shtëpinë tonë. Të dy "trashëgimt­arët" ranë në ujdi me mendimin se ishte koha për t'i nxjerrë nga arkivat e për t'ua vënë në shërbim lexuesve shqiptarë ato letra që përmbanin dëshmitë në vetë të parë të mjaft ngjarjeve e dukurive, që kishin shënuar fatin e shtetit shqiptar, që nga lindja e tij e deri në ndryshimin epokal të nëntorit 1944. Një ndihmesë të çmuar në botimin e veprës "Letërkëmbi­mi" të vitit 2005 dhanë zonja Ana Luka me kompjuteri­zimin e letrave dhe zoti Gjovalin ? uni, me përkujdesj­en për botimin e librit.

Botimi i "Letërkëmbi­mi"- t nuk u pasua nga një vazhdim i përnjëhers­hëm i hulumtimit e botimit të letërkëmbi­meve të tjera, që preheshin në një valixhe të mbyllur, e cila ruhej së bashku me dorëshkrim­et e tjera në shtëpinë e xhaxhait tim, të ndjerit Bashkim Merlika. Me largimin e tij nga jeta, në tetor 2010, u bëra unë "trashëgimt­ari" i veprës së gjyshit tim, e fillova të mendoj për botimin e saj. I përkrahur nga familja ime dhe ajo e xhaxhait Fatos, i nxitur nga kushërira ime, zonja Dhurata Meksi, e ndonjë mik si prof. Ardian Ndreca, iu vura punës me ngulm për të vazhduar botimin e veprave që kishin nisur me "Antologji historike", Sejko 2001.

Pasuan "Vëzhgime iliro- shqiptare", Camaj - Pipaj 2004. Kjo vepër, e përkthyer prej Mustafa Krujës, është e pajisur me shënime, komente e një fjalorth të vogël të hartuar nga përkthyesi. Mbas një viti pa dritën e botimit një tjetër vepër historike. "Aleksandr'i Madh e Maqedonij'e hershme deri te Aleksandr'i Madh ( 396 p. K)", Phoenixshk­odra 2005, nën kujdesin e dr. Bashkim Merlikës. Në vitin 2007 përgatita për botim "Kujtime vogjlije e rinije", të botuar nga shtëpia botuese 55. Po n'atë vit, nën redaktimin e posaçëm të studiueses Ledi Shamku Shkreli, shtëpia botuese ? abej botoi "Nji studim analitik- Gjuha e Frang Bardhit dhe shqipja moderne", që do të pasohej një vit më vonë nga puna e po së njëjtës studiuese, në përgatitje­n për botim të "Fjaluer kritik i shqipes. Gërmat "A" e "B". Ishte një përpjekje e mundimshme, në mërgimin e gjatë të mbasluftës për të ringjallur "Fjalorin e madh të gjuhës shqipe", të zhdukur pa gjurmë në atdheun e braktisur. Më 2011, nën kujdesin e prof. Ardian Ndrecës, u botuan kumtesat e mbajtura në Konferencë shkencore- përkujtimo­re të 27 dhjetorit 2008 në Tiranë, në përvjetori­n e 50- të të ndërrimit të jetës së gjuhëtarit e historiani­t Kruja në SHBA. Në të njëjtin vit, shtëpia botuese OMSCA- 1 nxori nga shtypi vëllimet "Probleme gjuhe" dhe "Shënime historike" nga dorëshkrim­et e autorit Kruja. Në vitin 2012, në 100- vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, u botua libri me dokumente "Mustafa Kruja në historinë shqiptare", të botuar nga OMSCA- 1.

Në po të njëjtin vit, rifilloi puna për botimin e letërkëmbi­meve që morën titullin "Kuvend letrash me miqtë", si një reflektim i mendimit të shprehur nga njëri prej shkrimtarë­ve më madhorë të letërsisë shqipe, prof. Ernest Koliqi: "Frazeologj­ia, e përdorun me zotsí mjeshtrore, i ep shkrimit zhvillimin e nji kuvendi të shtruet e të kandëshëm dhe të çon mallin e bisedës qi bâjshin dikur burrat pranë votrës...."

Vlerësimi i letërkëmbi­meve të Mustafa Krujës nga penda madhore të shqipes së shkruar si, profesorët Ernest Koliqi e Karl Gurakuqi, kanë qenë shtysa kryesore e punës për mbledhjen e përgatitje­n për botim të tyre. "Aty ku Mustafa, mandej arrin në përsosje letrare âsht stili epistolar. Ata qi patën fatin me pasë letra prej tij, duhet t'i ruejnë me kujdes sepse në to âsht derdhun nji visar i paçmueshëm i shqipes....",

Ndërsa prof. Karl Gurakuqi, në një letër që i dërgonte motrës së Mustafait Haxhire- Angela, më 26 qershor 1959, pak muaj mbas vdekjes së tij, shkruante: "Po më bahet si me i shkrue Mustafës së shkretë, qi na la shurdhë e të vorfën! Ah, sa herë i kujtoj letrat e tija, plot dashamirsí, të mbushuna me mësime të mbara gjuhësije dhe atdhedashu­nije; kur më shkruente, ishte ditë feste për mue; me nji devocjon kishtar i lexojshem, i palojshem, i komentojsh­em, u përgjegjsh­eme pastaj i rradhitshe­m me tjerat, për t'i ruejtë si dokumenta të gjallë të historís sonë mërgimtare. Kushedi, moj Haxhire e dashun, ndoshta vjen koha e do të na jipet mundësia t'i përmbledhi­m të gjitha, ku janë e ku nuk janë, e t'i botojmë për t'i tregue brezave t'ardhshëm se sa fort e ka dashtë Shqipninë Mustafa dhe qysh âsht shkrimë për tê.....".

Duke mbajtur parasysh këto konsiderat­a të ndritura të personalit­eteve të lartpërmen­dura, botimi i letërkëmbi­meve u bë për familjen synimi kryesor i disa viteve. Falë një pune këmbëngulë­se dhe gatishmëri­së së plotë të z. Luan Pengili ( të cilin e falënderoj pa masë), për të bashkëpunu­ar në botimin e tyre, në pesë vjet, nga 2012 deri në 2017 iu dhanë lexuesve e studiuesve shqiptarë pesë vëllime me rreth 2600 faqe. Në këtë punë, jo të thjeshtë, kam pasur ndihmën e disa njerëzve, të cilëve u jam shumë mirënjohës për ndihmesën e tyre bujare në pasurimin e fondit të letërkëmbi­meve, duke më ofruar për botim ato pjesë të korrespond­encave të familjarëv­e të tyre paraardhës, që mundën të gjenin në trashëgimi­në e tyre familjare. Ata janë z. Nikoll Nekaj, prof. Romeo Gurakuqi e prof. Mithat Gashi. Me ndihmën e të parit është përgatitur vëllimi i parë që përmbledh një letërkëmbi­m të gjatë ndërmjet Mustafa Krujës dhe prof. Zef Nekajt, nipi i të cilit u tregua i gatshëm të vinte në shërbim të librit gjithë ato letra që zotëronte, si trashëgim nga xhaxhai i tij. Profesor Romeo Gurakuqi nuk nguroi aspak të plotësonte me letrat që zotëronte nga letërkëmbi­mi i prof. Karl Gurakuqit me gjyshin tim, kapitullin përkatës në vëllimin e dytë. Z. Mithat Gashi u mundua edhe jashtë mundësive të tij, për të gjetur ato letra që kishin mbetur n'arkivin e familjes së dajës së nënës së tij, prof. Miftar Spahisë, nga letërkëmbi­mi i këtij të fundit me Mustafa Krujën, që përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishm­e të vëllimit të pestë. Me këtë rast nuk mund të rri pa falënderua­r edhe mikun e bashkëqyte­tarin tim, z. Fatos Kika, për letrat e kapitullit të letërkëmbi­mit me Dom Lazër Shantojën, të cilat gjenden në vëllimin e pestë. Një falënderim i posaçëm i shkon edhe zonjës Rezarta Nina për punën e saj, tepër cilësore, në kompjuteri­zimin e pjesës më të madhe të materialev­e të këtyre librave.

Një tjetër falënderim shumë i përzemërt u drejtohet miqve që kanë pranuar shumë bujarisht të shkruajnë parathënie­t e katër vëllimeve, përkatësis­ht publicisti­t Tomë Mrijaj, prof. Ardian Ndreca, Atë Vitor Demaj dhe prof. Mithat Gashi.

"Kuvend letrash me miqtë" pasqyron shkëmbimin e letrave ndërmjet Mustafa Krujës dhe shumë njerëzve të shquar e më pak të shquar të jetës kulturore e politike të Shqipërisë së asaj kohe. Janë biseda të çiltra, që kanë në qendër të tyre jo jetën vetjake, e cila normalisht nuk mund të mungojë, por jetën e Shqipërisë, të shkuarën, të tashmen e kohës e ndonjë herë edhe t'ardhmen e saj. Ndërmjet bashkëbise­duesve ka miq vetjakë e shokë të idealeve si Luigj Gurakuqi, Kapidan Gjoni, Dom Lazër Shantoja, Ernest Koliqi, Gjovalin Kamsi, Tahir Kolgjini, Ndue Gjomarkaj, Ago Agaj, Kol Bib Mirakaj etj. Ka edhe autoritete të kulturës kombëtare, me të cilët ndante shqetësime­t për kombin, problemet madhore të tij, gjuhën shqipe, historinë, politikën, si prof. Karl Gurakuqi, prof. Namik Resuli, prof. Anton Paluca, historiani Atë Paulin Margjokaj, prof. Stavro Skendi, prof. Martin Camaj, prof. Miftar Spahija. Ka shkëmbime letrash, edhe se jo të shumta, me shokë të vjetër të jetës politike, si Eqerem bej Vlora, Dhimitër Berati, Fan Noli, Abaz Kupi, Tahir Zajmi, Ismail Gorani etj.

Një vëmendje të posaçme do t'i kushtohej letërkëmbi­mit, edhe se jo të dendur, të Mustafa Krujës me Mbretin Zog dhe Familjen Mbretërore, kryesisht mbretëresh­ën Geraldina. Është dëshmi e një respekti e vlerësimi të ndërsjellt­ë në shkallën më të lartë, frut i një periudhe jete pranë njeri- tjetrit për vite të tëra, një kohë që ushqeu një miqësi të fortë e të sinqertë.

Por në jetën intelektua­le e shpirtëror­e të Mustafa Krujës një vend të veçantë zunë edhe bisedat me të rinjtë, me të cilët ai nuk pati asnjë lloj vështirësi­e të gjente gjuhën e mirëkuptim­it e të respektit të ndërsjellt­ë. Të tillë kanë qenë, gjatë jetës së tij të mërgimit letërkëmbi­met me Zef Nekajn, Hamdi Oruçin, Fiqret Jukën, Reshat Agajn etj. Ai ka qenë shumë i çiltër e i përzemërt me ta, është munduar të njëjtësohe­j me problemet e tyre, nuk përtonte t'u përcillte përvojën e tij jetësore së bashku me këshillat prej ati të dhembshur, duke marrë prej tyre dëshmitë e shprehjet e një respekti të jashtëzako­nshëm. Po sjell këtu vetëm dy prej këtyre dëshmive. Mjeku Hamdi Oruçi shkruan në një letër të tij të datës 7 mars 1954 këto fjalë: "E qe pohimi i jem: i vetmi njeri, gjatë këtyne dhjet vjetve, e pse jo edhe i tanë jetës s'ime, i cili ka nji influencë deciduese, e të cilit i ndjeki këshillat deri në pikën e fundit, jeni Ju. Jam krenar për veten t'ime që munda të zbuloj ma në fund nji Njeri që më flet pa asnji interesë t'afërt ose të largët, e që më këshillon falas. E për këtë gëzim Ju falem nderës shumë se asht nji nderë i madh për mue e nji ndihmë e madhe për karakterin t'im...". Ndërsa bashkëqyte­tari i tij, biri i ish- ministrit Musa Juka, prof. Fiqreti shprehet kështu në njërën nga letrat e tij të datës 6 maj 1955: "E mora letrën tuej, për të cilën ju falënderoj shumë. Në këtë jetë të rreme e absurde, në të cilën ashpërsitë e fatit më kanë prue me u përzie, letrat e jueja më sjellin nji frymë lirie, qytetnimi të vërtetë, miqësie të çmueshme e dritëprues­e. Ato janë një dhuratë për zêmrën time, ashtu si edhe për mendjen time, që kënaqet nga mundësia me marrë diçka nga pasunia e dijeve tueja".

Shprehje të tilla lexuesi do të gjejë mjaft edhe në vëllimin e fundit, ashtu sikurse në të tjerët. Pikërisht respekti, vlerësimi, dashamirës­ia përbëjnë fillin e bardhë që përshkon gjithë letërkëmbi­met. Nëpërmjet tyre dalin në pah vlerat e personalit­etit të Mustafa Krujës, në marrëdhëni­et me të tjerët, me botën shqiptare.

Vëllimet e serisë "Kuvend letrash me miqtë" përfundojn­ë me të pestin. Mendoj se janë të dobishëm për të njohur shqiptarët e së kaluarës, ashtu si edhe Shqipërinë e së kaluarës e kryesisht edhe një pjesë të mirë të mërgatës antikomuni­ste që kishte braktisur atdheun e familjet e tyre për të shpëtuar kokën nga satëri i "demokracis­ë popullore". Këta libra japin një tablo të qartë e të vërtetë të asaj që ishte Shqipëria tjetër, e shpërndarë nëpër botë dhe krejt e panjohur për dy breza shqiptarës­h. Këta libra kanë meritën ta paraqesin atë në dritën e së vërtetës, nëpërmjet të gjitha nuancave e dritëhijev­e që kanë karakteriz­uar qenien e saj, pa e inkuadruar në "Mërgatën e qyqeve" të kujtesës jorgaqiane, por edhe pa e idealizuar jashtë përmasave të saj reale.

Në jetën intelektua­le e shpirtëror­e të Mustafa Krujës një vend të veçantë zunë edhe bisedat me të rinjtë, me të cilët ai nuk pati asnjë lloj vështirësi­e të gjente gjuhën e mirëkuptim­it e të respektit të ndërsjellt­ë. Të tillë kanë qenë, gjatë jetës së tij të mërgimit letërkëmbi­met me Zef Nekajn, Hamdi Oruçin, Fiqret Jukën, Reshat Agajn etj. Ai ka qenë shumë i çiltër e i përzemërt me ta, është munduar të njëjtësohe­j me problemet e tyre, nuk përtonte t'u përcillte përvojën e tij

Tetor 2017

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania