Panorama (Albania)

Super Kamza përmbys Lushnjën, Vllaznia del nga kriza

-

E pandalshme! Kamza është skuadra që ka siguruar tri pikë të tjera në ecurinë e saj pozitive dhe viktima e radhës ka qenë Lushnja. Ndeshja, e luajtur në stadiumin "Kamza", ka nisur me gol të miqve, ndërkohë që vendësit ia kanë dalë që të përmbysin gjithçka që në fraksionin e parë, me një eurogol të Plakut dhe një autogol të Metos. Tri pikë të tjera për Kamzën që e çojnë në kuotën e 20 pikëve, në vendin e 4- t, me një më pak se Flamurtari. Ndeshja nis vrullshëm për të dyja skuadrat. Sfida do të zhbllokohe­t shumë shpejt dhe është kombinim mes kapitenit Sefa që pason në qendër për Cankën, i cili nuk gabon dhe shënon. Ky gol e bën "me krahë" Lushnjën, por Kamza nis ndeshjen e saj. Kalojnë vetëm shtatë minuta dhe Plaku kalibron në mënyrë perfekte një goditje dënimi në trekëndësh­in e Spahos për të rivendosur ekuilibrat. Kamza shton presionin dhe në të 41ën shpërblehe­t. Një aksion nga e djathta bën që pasimi perfekt në qendër për Raçiç të devijohet në rrjetë nga Meto, i cili shkakton autogol. Kur kro- nometri ndaloi në minutën e fundit të kohës së rregullt, Gava kishte të gjithë mundësitë që të shtangte Kamzën, kur me një pasim të Maganit nga e djathta përpara portës, gabon në goditje dhe sfera përfundon jashtë. Kur kronometro­hej e fundit minutë e kohës shtesë, e gjithë Lushnja ishte në sulm së bashku me portierin, por një kundërsulm i Nezirit mund të sillte golin e tretë për vendësit, por goditja bllokohet prej mbrojtësit të fundit.

VLLAZNIA- LUFTËTARI

Vllaznia i është rikthyer rrugës së fitoreve, pasi dje ka arritur të sigurojë një tjetër trepikësh të domosdoshë­m përballë Luftëtarit në stadiumin "Loro Boriçi". Nën një shi të rrëmbyeshë­m, kuqeblutë kanë triumfuar dhe i janë shkëputur fundit të tabelës së klasifikim­it, ndërsa kanë zhytur aty Luftëtarin që, edhe pse është munduar shumë dhe ka shpenzuar energji, nuk ia ka dalë të marrë të paktën një pikë në këtë ndeshje. Tashmë bluzinjtë e shohin veten tri pikë larg mbijetesës, çka e vështirëso­n edhe më shumë punën e tyre në aspektin psikologji­k për ndeshjet e ardhshme. Një autogol i Ramadanit dhe më pas Giolamn Lika kanë zhvlerësua­r golin e shënuar nga Bregu dhe kuqezblutë kanë nisur të lënë pas krahëve krizën, ndërkohë që gjirokastr­itët nuk po dinë të marrin rezultate pozitive.

 ??  ?? Foto nga ndeshja Vllaznia- Luftëtari
Foto nga ndeshja Vllaznia- Luftëtari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania