Panorama (Albania)

Mungon Vangjeli, “demat” e mbyllin me zbor në shi

Mbrojtësi nuk ia ka dalë për sot, por do të jetë gati për Kukësin

-

Partizani u ka dhënë fund dje përgatitje­ve për ndeshjen me Skënderbeu­n, ku të kuqve u është dashur që të sfidojnë edhe motin e keq.

Stafi teknik u ka bërë zbor "demave" mes reshjeve të shiut që i kanë shoqëruar gjatë gjithë seancës së djeshme, e cila ka zgjatur rreth një orë. Gjithsesi, duhet pranuar se shiu i dendur e ka kushtëzuar seancën e fundit. Partizani dhe Skënderbeu vijnë me probleme në këtë duel të radhës, pasi në të dyja kampet mungojnë lojtarë me peshë. Fejzullahu mungon prej kohësh te të kuqtë, gjithashtu edhe Çani ka mbetur jashtë fushe që nga transferta e Korçës në fazën e parë. Një lajm aspak i mirë është mësuar dje pas stërvitjes së fundit për trajnerin Ilir Daja dhe skuadrën korçare. Një nga titullarët e padiskutue­shëm të Skënderbeu­t, Kristi Vangjeli, nuk ia ka dalë të jetë gati për Partizanin, përpos punës së stafit mjekësor, pasi ka një kontraktim. Një humbje e mad- he për korçarët, por lajmi i mirë është se pritet të riaftësohe­t për ndeshjen e radhës me Kukësin. Në dy ditët e fundit, Vangjeli ka kryer stërvitje individual­e, por nuk ia ka dalë. Skënderbeu­t i mungon edhe çeku Nespor dhe, në këtë mënyrë, zbresin në "Selman Stërmasi" me dy mungesa.

PARTIZANI

Përveç mungesave në fushën e lojës, të kuqtë janë të detyruar që sot të vuajnë edhe pezullimin e trajnerit Starova, i cili udhëzimet mund t'i japë vetëm nga tribuna. Klevis Dalipi do të udhëheqë ekipin nga pankina me shpresën që prania e tij të rezultojë fatsjellës­e. Në seancën e fundit, trajneri Starova ka konfirmuar ndryshimet në formacion, ku në dallim nga ndeshja në Kukës, mesfusha është reparti që do të rreshtohet ndryshe. Me kthimin nga pezullimi të kapitenit Idriz Batha, mesfusha do t'i kthehet normalitet­it të dikurshëm. Risia mbetet Jasir Asani, i cili pritet të luajë në të djathtë. Ndaj Kukësit, Kotobelli u improvizua si mesfushor i majtë, por sot në këtë krah pritet të jetë Lorenc Trashi. Dyshja e qendrës do të formohet nga Batha dhe Vila. Ndërsa mbrojtja dhe sulmi priten që të përbëhen nga të njëjtët lojtarë që siguruan fitoren një javë më parë në "Zeqir Ymeri" në Kukës. Ibrahimi, Malota, Atanda dhe Kalari pritet të rreshtohen në mbrojtje. Sulmi edhe kësaj radhe pritet që t'i besohet Prognit dhe Bardhit, por i gatshëm është edhe Xhevahir Sukaj.

SKËNDERBEU

Korçarët do të luajnë ndaj Partizanit me mungesën e sigurt të Kristi Vangjelit dhe të Martin Nespor. Dje, pas seancës së fundit stërvitore, trajneri Ilir Daja e ka ndarë mendjen në lidhje me 11- shen që do të rreshtojë në fushën e lojës. Skuadra e Dajës do të jetë "copy- paste" si ndaj Dinamos së Kievit, por me ndryshimin e vetëm kokë për kokë në krahun e djathtë të mbrojtjes. Në vend të Vangjelit, sot, mbrojtës i djathtë do të jetë Afrim Taku. Kështu, pritet Shehi në portë; mbrojtja me Takun djathtas dhe Micin majtas, si dhe Radas me Alitin në qendër. Bajram Jashanica do ta nisë sër- ish nga stoli dhe në pjesën e dytë mund të ketë disa minuta. U bënë javë që kosovari nuk aktivizohe­t për shkak të atij dëmtimi dhe prandaj Daja ka vendosur që të mos e hedhë direkt në formacion. Në mesin e fushës, Osmani do të jetë në qendër dhe do të bëjë shkatërrue­sin, teksa Muzaka në të djathtë dhe Lilaj pak majtas janë treshja që do ta mbyllin këtë repart. Gavazaj dhe Xhejms nga krahët dhe Ali Soue në majë të sulmit janë pa dyshim pjesa që plotësojnë 11- shen e sotme të Skënderbeu­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania