Panorama (Albania)

Milani ngec ndaj Torinos, Juve likuidon Krotonen

Romën e ndal Xhenoa, Napoli fiton me Udinezen dhe kryeson në Serisë A

-

Duhej të ishte etapa e parë e një turi fitoresh, por rezultoi një tjetër dështim.

Mihajloviç kishte thënë se nuk mbante mëri, por skuadra e tij dha gjithçka në fushë e pavarësish­t formës jo madhështor­e të Belotit, merr një pikë të vyer ndaj një rivali direkt për mesin e tabelës. Kuqezinjtë vuajnë të gjejnë ritmin e duhur dhe në metrat e fundit gabojnë shpesh. Dy sulmuesit e "Djallit" flasin gjuhë të ndryshme jashtë dhe brenda fushe, pasi gjatë gjithë takimit nuk lëvizin si duhet. Kaliniç godet dhe shtyllën pas një goditjeje të Susos, që e devijuar, shndërrohe­t në pasim dhe pak më vonë shërben në mënyrën më të keqe për Silvën, pasi vjedh një top në mesfushë. Kaliniç ka mundësitë më të arta, por Sirigu ka vendosur të kyçë portën. Edhe Donaruma bën mrekulli me dy pritje ndaj sulmuesve të Torinos. Milani merr një pikë të zbehtë në "San Siron" që shndërrohe­t në "tabu" dhe Mihajloviç që i falet portierit të tij.

XHENOA- ROMA

Seria rekord e fitoreve të Romës në transferta është ndalur dje ndaj Xhenoas. Vendimtare për fatet e ndeshjes ka rezultuar shuplakë e De Rosit në zonë ndaj Lapadulës: Roma ishte në avantazh 1- 0 ( gol spektakola­r i El Sharauit), me "VAR"- i akordohet penalltia dhe mesfushori merr karto- nin e kuq. Lapadula barazon dhe Roma ndalet 1- 1.

UDINEZE- NAPOLI

Parakalimi i Interit u arrit. Napoli i Hysajt ka marrë sërish kryesimin vetjak, pasi mposhti ditën e djeshme Udinezën ( fitorja e 12 në 14 javë të Serisë A për "axurrët"). "Firmën" e suksesit e ka vendosur Zhorzhinjo ( në minutën e 33- të) në 90 minuta, gjatë të cilave skuadra e Sarrit e vendosi në diskutim vazhdimish­t rezultatin prej gabimeve të veta. Ndërkaq, Masimo Odo debutoi në stolin e friulianëv­e. "Axurrët", pavarësish­t mungesës së hapësirave, nuk e humbën durimin dhe u shpërblyen në minutën e 33- të: Maxhio detyron Anxhelën të kryejë një ndërhyrje të gabuar në zonë dhe arbitri Di Belo ( edhe pa nevojën e konsultimi­t të "VAR"- it) akordon 11- metërsh. Te pika e bardhë paraqitet Zhorzinjo: Skufet pret goditjen e parë, por është i pafuqishëm në tentativën e dytë dy hapa larg portës.

JUVENTUS- KROTONE

Pjesa e parë nis me Manxukiç në majën e sulmit për bardhezinj­të dhe Higuain në stol. Pjesa e parë ndaj krotones, është më e vështirë sesa duket për Juventusin, që e mbyll me rrjeta të paprekura. Në të dytën, Manxukiç, De Shiljo dhe Benatia kanë çuar në 3- 0 rezultatin në minutat 52', 60' dhe 71'. Fitorja ndaj Krotones së Ajetit e mban Juven në vendin e tretë me dy pikë më pak sesa Interi dhe katër në krahasim me Napolin kryesues.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania