Panorama (Albania)

“Zoti i kokainës” nga Amerika e Jugut në Holandë e Itali, kapet i dashuri i Viola Spiros

VALENTIN SALAJ ARRESTOHET NE FIRENCE PER TRAFIK DROGE. NENA E VIOLA SPIROS: PO IA KTHEJNE DASHURINE NE PAZAR

- ITALI

Policia Italiane dhe ajo Holandeze finalizuan një megaoperac­ion antidroge, duke vënë në pranga 7 persona, që trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut, në Roterdam e më pas në Firence.

Një prej të arrestuarv­e, i konsiderua­r nga mediat italiane si “zoti i kokainës”, është shtetasi shqiptar Valentin Selaj, i dashuri i moderatore­s Viola Spiro. Gazeta italiane “La Nazione”, i ka kushtuar një artikull të veçantë çiftit, duke publikuar në faqen e parë foton e të dyve, ku shkruan se i dashuri i prezantues­es shqiptare kishte një rol kryesor në trafikun e drogës. Sipas mediave italiane, Valentin Selaj ishte personi që sillte kokainën nga Amerika e Jugut në Firence, duke kaluar më parë përmes Holandës. “Ajo nuk ka asnjë faj. Përveçse është e bukur dhe e zgjedhura e Valentin Selaj, një nga bosët e klanit të shqiptarëv­e, shkatërrua­r nga skuadra policore fiorentine me ndihmën e kolegëve holandezë. Viola është një nga femrat më të famshme dhe më të pëlqyera në Shqipëri. E shohim shpesh në kopertina, bën rolin e aktores, modeles, prezantues­es. Me pak fjalë, një mbretëresh­ë mode që ishte mësuar me jetën e bukur, pa e kuptuar që i dashuri i saj shqiptar ishte një nga gjashtë të arrestuari­t, për kapjen e të cilit u vë në lëvizje gjysma e policisë së Europës. Ajo është gjithnjë e ndjekur nga paparacët, e preferuara e ekraneve, e dëshiruara e meshkujve, por jo vetëm kaq, ajo ka shëtitur botën për sete fotografik­e. Sa për operacioni­n, ajo s’ka të bëjë fare, por një ditë pas operacioni­t të policisë ku iu arrestua i dashuri, postoi në rrjetet sociale ku ndiqet nga miliona njerëz, dy imazhe të trishtuara. Që nga ai moment, ajo nuk buzëqesh më”, shkruante gazeta italiane “La Nazione”. Operacioni, gjatë të cilit u arrestua Valentin Selaj, është zhvilluar më 17 nëntor në Firence, Amsterdam dhe Roterdam, ku u arrestuan shtatë persona, 6 prej të cilave shqiptarë dhe një polak, të cilët akuzohen si përgjegjës për trafikun ndërkombët­ar të drogës. Kokaina dhe marijuana mbërrinin nga Amerika e Jugut deri në Holandë nga ku transporto­heshin në Itali dhe Angli përmes makinave me funde të dyfishta dhe të veshura me plumb, që hapeshin përmes një telekomand­e, me qëllimin për t’iu shmangur kontrollev­e të qenve të drogës.

 ??  ?? VIOLA SPIRO ME TE DASHURIN, VALENTIN SALAJ
VIOLA SPIRO ME TE DASHURIN, VALENTIN SALAJ
 ??  ?? VIOLA SPIRO
VIOLA SPIRO
 ??  ?? Viola Spiro me të dashurin Valentin Selaj, i arrestuar për trafik droge në Itali
Viola Spiro me të dashurin Valentin Selaj, i arrestuar për trafik droge në Itali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania