Panorama (Albania)

Majko: FBI do arrestojë politikanë, Tahiri na vuri në pozitë të vështirë

“Më ka pikëlluar historia e Tahirit, na vuri në pozitë të vështirë”

-

Ish- kryeminist­ri Pandeli Majko tha se hetimi i ekspertëve të huaj në Shqipëri si FBI mund të çojë në burg edhe politikanë.

I ftuar në “Studio e Hapur” në “News24”, Majko e sheh jo me shumë optimizëm dialogun Rama- Vuçiç. I pyetur për Saimir Tahirin, Majko tha se akuzat ndaj tij e kanë vendosur PS- në e Tiranës në një pozitë të vështirë.

Si e shikoni marrëveshj­en mes Kosovës e Shqipërisë për të lehtësuar kalimin në kufi?

Është një diskutim që ka filluar që në shtator, që në vizitën e parë të Haradinajt në Tiranë dhe ku dy kryeminist­rat deklaruan se dy qeveritë do punonin për një lëvizje të lirë të mallrave e njerëzve. Me shumë dashuri e kam pritur këtë hap. Në forumin ekonomik të diasporës shpreha një lloj ankthi, pasi gjërat janë duke ecur ngadalë. U shpreh në konferencë­n e shtypit në Korçë nga Haradinaj që një pjesë të fajit e ka pala e Kosovës. Për më tepër nga pala e Shqipërisë në negociatat e kësaj natyre u shpreh për hapjen e kufirit dhe organizimi­n e tij me një kapacitet të standardit brenda Bashkimit Europian. Do të thotë siç është kufiri mes dy vendeve anëtare të BE- së të jetë edhe kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe këtu nuk ka asnjë konotacion nga shprehja “të heqim kufijtë”, se tani nganjëherë fantazia të çon edhe në drejtime të çuditshme, por nuk bëhet fjalë për heqje kufijsh, bëhet fjalë për një hapje e standardit europian midis Shqipërisë e Kosovës. Dhe ajo që do të bëhej, po them unë në kufirin me Kosovën, mund të bëhet fare mirë edhe në mënyrë elektronik­e shumë të organizuar, besoj që specialist­ë shumë më të mirë sesa unë në fushën e doganave mund ta shpjegojnë këtë, mund të bëhet që nga Porti i Durrësit. Që do të thotë që doganierët e Kosovës do të jenë të pranishëm edhe në Durrës.

Një lloj heqje kufijsh është edhe kjo, apo jo? Nuk jemi te Shqipëria e Madhe, por kemi filluar të shkojmë?

Ne kemi filluar të ndërtojmë një proces të integrimit europian midis Shqipërisë dhe Kosovës, por kjo nuk ka të bëjë fare po fare me krijimin e një Shqipërie të Madhe.

Gjatë qeverisjes Rama ësh- të parë një afrim mes Shqipërisë dhe Serbisë, si e shikoni?

Duhet të pyesni Ramën. Nuk kam asnjë opinion kundërshtu­es, por nuk jam optimist. Të jem i sinqertë. Serbët po luajnë shahun e tyre, nuk them që Shqipëria nuk po luan shahun e saj. Edhe proceset integruese për Shqipërinë do të shihen me lupë edhe për faktin se sa ne po ndjekim politika stabilizue­se në rajon. Një marrëdhëni­e e stabilizua­r me Serbinë është dhe në interesin e Kosovës.

Miqësia mes Ramës dhe Vuçiç vazhdon, por Serbia vazhdon të mbajë të bllokuar interkonje­ksionin me Kosovën?

Në Serbi ka politikanë shumë të këndshëm dhe thua se si ka mundësi që kemi një histori kaq të përgjakshm­e mes dy vendeve. Problemi është që marrëdhëni­a shtetërore nuk është marrëdhëni­e personale. Marrëdhëni­a e shqiptarëv­e me serbët nuk është një marrëdhëni­e genuine, por nuk mendoj se është marrëdhëni­e e panatyrshm­e në gjithë këtë proces integrimi.

Në Shqipëri vërshojnë akuza për kanabizim, akuza ndaj zyrtarëve të lartë, në çfarë konteksti politik jemi?

Politika nuk është vetëm fjalë, por dhe akt. Tani që flasim, në godinën e Ministrisë së Shëndetësi­së do të vendosen ekspertët e antikrimit, të FBI- së, e kështu me radhë. Në Perëndim mund të ketë shumë administra­ta që sillen si naive me Shqipërinë, një gjë e di shumë mirë, që administra­ta amerikane s’ka qenë asnjëherë naive në marrëdhëni­e me Shqipërinë, por ka qenë gjithmonë me një plan të vetin, i cili ka ecur gjithmonë përpara, pavarësish­t se kush ka qenë në pushtet në Shqipëri. Ajo që mendoj unë si akt është që historia politike e Shqipërisë do të ketë një problem: raportin jo vetëm me sistemin e vet të drejtësisë, i cili do të rikualifik­ohet nga “A” te “ZH”, por dhe me një ekspertizë shumë gjakftohtë të FBI- së. A do të kemi ne si politikanë probleme nëse ato ekzistojnë? Sigurisht që do kemi. A do trokasë ndonjë politikan në dyert e burgut? Besoj se po!

Çfarë mendoni për akuzat ndaj Saimir Tahirit?

Do të ketë një proces gjyqësor që do të vërtetojë akuzat për ish- ministrin e Brendshëm dhe kolegun tim Saimir Tahiri nëse ai ka qenë bashkëpunë­tor në këtë histori.

Cila është ndjesia që ju lanë akuzat për Saimir Tahirin, kanabisi, Habilajt, Orest Sota, patentat etj?

Nga mënyra se si e trajtojnë mediat, më duket një film i jashtëzako­nshëm që edhe një regjisor amerikan do ta kishte të vështirë ta realizonte. Një fakt i vërtetë është martuar me 100 të pavërteta dhe këtu humbet kufiri mes të vërtetës dhe gënjeshtrë­s, dhe secili nga ne e ka shumë të vështirë të bëjë një dallim të qartë të asaj që ka ndodhur. Në politikë je i detyruar të ballafaqoh­esh me lloj- lloj procesesh, të jesh rrufepritë­s për gjëra që nuk do të doje as t’i dëgjoje, por ne jemi para një situate të tillë. Dua të flas si Pandeli e pastaj si deputet. Nuk kam pasur ndonjë miqësi shumë të veçantë me Saimirin, por nëse ka pasur një gjë që më ka pikëlluar, ka qenë gjithë kjo histori, sidomos në PS e Tiranës, që Saimiri e ka drejtuar për 11 vjet, na ka vënë në një pozitë, njerëzisht, shumë të vështirë. As dua ta mbroj, as dua t’i vë këmbën në zverk tani që është në një ditë të vështirë. Besoj se më mirëkupton. Besoni në pafajësinë e tij? Këtë do ta them pasi të dëgjoj vendimin e Gjykatës.

Duhet të pyesni Ramën. Nuk kam asnjë opinion kundërshtu­es, por nuk jam optimist. Të jem i sinqertë. Serbët po luajnë shahun e tyre, nuk them që Shqipëria nuk po luan shahun e saj. Edhe proceset integruese për Shqipërinë do të shihen me lupë edhe për faktin se sa ne po ndjekim politika stabilizue­se në rajon.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Pandeli Majko
Ish- kryeminist­ri Pandeli Majko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania