Panorama (Albania)

Opozita ndahet për Reformën, Shehi i LZHK: Vidhni votat e njëri- tjetrit

PD- PS, dakordësi për votimin dhe numërimin elektronik të votave

-

Në mbledhjen e parë të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, opozita nuk është treguar e unifikuar për sa i përket ndryshimit apo jo të sistemit zgjedhor. Bashkëkrye­tari i PD- së, Oerd Bylykbashi tha dje se çështjet që do të diskutohes­hin në Komision do të ishte zbatimi i teknologji­së në votimin dhe numërimin elektronik për zgjedhjet e ardhshme. “PD konsideron si element thelbësor që duhet të ketë Reforma Zgjedhore, dekriminal­izimin e procesit zgjedhor. Të bëjmë të mundur që procesi zgjedhore të jetë sa më i pastër nga influencat kriminale. Kjo, sigurisht kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, mund të kërkojë ndërhyrje dhe në ligje të tjera për të forcuar kornizën ligjore. Një tjetër çështje është forcimi i politikës penale, shitblerja e votës konsideroh­et si korrupsion zgjedhor tashmë. Hetimi për këtë vepër penale të kalojë te strukturat e SPAK. Një prioritet shumë i madh është futja e teknologji­ve në votim, pra, identifiki­mi biometrik, votimit elektronik dhe numërimit elektronik në procesin zgjedhor. Janë një sërë nga këto procese të kontrollua­ra nga sjellja kriminale, qoftë zyrtarësh shtetërorë apo politikë dhe nga organizimi kriminal që janë lidhur. Marrja e kartave të identitet për të akaparuar votat, kontrolli i votës nëpërmjet këtij instrument­i apo mohimi i të drejtës së votës janë një shembull në këtë drejtim. Ekziston dhe problemi i korrupsion­it zgjedhor të komisioner­ëve, numërimi i votave, roli i Policisë ne zgjedhje, financimi i partive politike, transparen­ca e tyre... Gjykoj që këto çështje që lis- toj, ky Komision t’u gjejë zgjedhje”, tha dje Bylykbashi. Por aleati i PD- së, Dashamir Shehi, kërkoi nga demokratët dhe socialistë­t të jepnin përgjigje për çështjen kryesore, nëse ishin dakord që të ndryshonin sistemin zgjedhor apo jo. “Për sistemin jemi mbledhur, do mbajmë këtë sistem apo do e ndërrojmë sistemin? Se ky është Komisioni, për këtë jemi mbledhur. Unë kam ardhur me shpresën që do ndërrojmë sistemin, kjo është çështja politike e madhe. Do rrimë me sistem proporcion­al rajonal apo do ta bëjmë proporcion­al kombëtar, apo maxhoritar. Çfarë është numërimi elektronik? Është çështje teknike. Për këtë çësh- tje do biem dakord? Iku kjo, këtë çështje e mbyllim që sot madje.. Sistemi është kryesori fare, është kryefjala. Nga sistemet derivon, pjesa politike. Ne, te pjesa teknike kemi ardhur nga fatkeqësia jonë, se vjedhim votat e njëri- tjetrit”, tha dje Dashamir Shehi. Por as Oerd Bylykbashi dhe as Blendi Çuçi nuk i dhanë përgjigje. “Besoj se z. Bylykbashi numëroi një numër të konsiderue­shëm çështjesh, pavarësish­t se ka edhe çështje të tjera.. Unë do të shtoja dhe depolitizi­min e klimës në komisione zgjedhore. Dhe këtë frymë, çdokush që ka gjëra për të plotësuar axhendën, sot është dita që mund ta themi”, tha Çuçi. Bashkëkrye­tari i PS, Çuçi propozoi që të zgjidhen 8 ekspertë për Reformën Zgjedhore që do ndihmojnë Komisionin, por Bashkim Fino dhe Alket Hyseni kanë votuar kundër, pasi sipas tyre, po harxhohen shumë para. Por Fatmir Mediu ka ironizuar Finon duke i thënë: “Edhe kujt ju bë vonë se je kundër?”.

 ??  ?? Komisioni për Reformën
Komisioni për Reformën
 ??  ?? Komisioni i Reformes Zgjedhore
Komisioni i Reformes Zgjedhore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania