Panorama (Albania)

Festat, Gjonaj: S’ka amnisti për të burgosurit

"Në amnistitë e tjera përjashtoj­më rastet e dhunës në familje"

-

Këtë vit nuk do të ketë amnisti për të burgosurit. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha në një event për dhunën në familje se, për këtë vit, Ministria e Drejtësisë nuk do të hartojë asnjë listë amnistie.

Sipas saj, dikasteri që ajo drejton është vonë me procedurat dhe nuk ka kohë që të hartojë listën për të dënuarit që mund të përfitonin lirimin këtë fundvit. Ajo tha, gjithashtu, se në amnistitë e ardhshme, Ministria e Drejtësisë do të propozojë që të përjashtoh­en të dënuarit për dhunë në familje. Por fjala e fundit për këtë i takon Kuvendit, i cili ka në dorë ta miratojë ose jo propozimin. "Nuk është përcaktuar nëse do të ketë këtë vit amnisti. Jemi pak vonë, kështu që nuk besoj se në 2017- n do të ketë një amnisti drejtuar Parlamenti­t. Nuk do të ketë, por ajo që është më e rëndësishm­e, në çdo lloj amnistie që mund të propozohet nga Ministria e Drejtësisë, rastet e dhunës në familje nuk do të gjejnë vend në të. Pastaj, fjalën e fundit do ta ketë Kuvendi nëse do ta miratojë propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për përjashtim­in e rasteve të dhunës në familje në amnisti", tha ministrja Etilda Gjonaj, në një prononcim për mediat ditën e djeshme. Kujtojmë se vitin e shkuar kanë qenë plot 747 të burgosur, që lanë qelitë duke përfituar nga amnistia e fundvitit. Ndërkohë, momentalis­ht, sipas statistika­ve zyrtare të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve, vuajnë dënimet në burgjet shqiptare plot 3079 të burgosur. Nga këta, mbi 600 të burgosur kanë 1 ose më pak se një vit të mbetur nga dënimi për të kryer dhe mund të ishin kandidatë për të përfituar nga amnistia nëse do të kryhej edhe këtë vit. Konkretish­t, janë 248 të dënuar, që kanë më pak se një vit burg për të kryer për përfun- dimin e dënimit dhe 361 të dënuar të tjerë, që kanë nga 12 vjet burgim për të kryer që të përfundojn­ë dënimin. Plot 164 të dënuar janë në burgim të përjetshëm dhe të përjashtua­r nga çdo lloj amnistie. Sa i përket moshës, 708 të burgosur janë të moshave 30- 40 vjeç, që zënë numrin më të madh në burgjet shqiptare. Më pas vijnë ata të moshave 25- 29, që janë 691 në total dhe 21- 24, që janë 602 të burgosur. Numrin më të madh të të burgosurve sipas veprës penale, e zënë ata që janë dënuar me vrasje, plot 867 të tillë, ndërsa 769 janë dënuar për trafik ose kultivim droge.

 ??  ?? Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania