Panorama (Albania)

Shoqëronte nënën në ambulancë, vdes në aksident

-

LEZHE – Po shoqëronte nënën e tij të sëmurë me ambulancë nga Burreli për në Shkodër, vdes në aksident 42vjeçari nga Burreli. Aksidenti që i mori jetën Afrim Danit ndodhi rreth orës 15: 00 të së premtes në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot- Rrëshen, në afërsi të fshatit Skuraj të Kurbinit. Gjatë rrugës, ambulanca e drejtuar nga Q. B. fillimisht ka pasur një kontakt të lehtë me një automjet tjetër dhe më pas është përplasur me një grumbull inertesh. Policia bën të ditur se ambulanca ishte nisur nga Burreli për të transportu­ar një të sëmurë 84- vjeçare për në Spitalin e Shkodrës. Fillimisht autoambula­nca është përplasur lehtë me një mjet me targa BG 006 A dhe më pas ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një grumbull inertesh. Viktima humbi jetën rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Në momentin e aksidentit viktima ishte me nënën e tij të sëmurë në pjesën e pasme të autoambula­ncës dhe në momentin e përplasjes ka marrë dëmtime në kokë, çka i shkaktuan edhe vdekjen. 84- vjeçarja u mor nga një autoambula­ncë tjetër dhe u dërgua në drejtim të spitalit të Shkodrës. Trupi i viktimës u dërgua në morgun e Spitalit të Laçit ku do t’i nënshtrohe­t edhe mjekësisë ligjore. Në lidhje me ngjarjen, policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e autoambula­ncës dhe shoferin e mjetit tjetër që u përfshi në aksident, deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se, shkak për aksidentin janë bërë reshjet e dendura të shiut dhe lagështira në rrugë. e. h.

 ??  ?? Ambulanca e aksidentua­r
Ambulanca e aksidentua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania