Panorama (Albania)

Vjosa rrezikon Fierin dhe Vlorën, evakuohen 1500 veta

Novosela në prag të përmbytjev­e masive, niveli i lumit Vjosa kalon mbi 6 metra

- FATION BINJAKU

Të paktën 3000 mijë banorë në zonën e Novoselës në Vlorë rrezikojnë nga përmbytjet që mund të shkaktojë dalja nga shtrati e Vjosës, ndërsa 1500 persona janë evakuuar tashmë në Fier.

Nga të dhënat e fundit nga Shtabi i Emergjenca­ve pritet të kemi përmbytje të pashënuara më parë. Densiteti i reshjeve të rëna gjatë gjithë natës në Tepelenë, Memaliaj, Gjirokastë­r, por edhe Veriun e Greqisë do të shkaktojnë përmbytje, pavarësish­t masave. Novosela është në prag të përmbytjev­e masive, pasi niveli i Vjosës ka kaluar 6 metra. Pika më kritike e tij është 6.3 metra, aty ku pritet dhe vërshimi masiv. E njëjta situatë raportohet edhe në lumin Shushicë në Bashkinë Selenicë, ku përrenjtë kanë vërshuar gjatë gjithë natës. Ka pasur përmbytje në Bishtin e Malit dhe Urën e Gjolmit. Ndërkaq, në pjesë të tjera të vendit, gjatë ditës së premte ka pasur një situatë kritike në Fushë- Krujë dhe Shijak. Në fshatrat Derven dhe Mallkuç të Krujës janë dashur operacione nga ajri për t’u ardhur në ndihmë banorëve që rrezikonin jetën e tyre. Dy helikopter­ë të Ushtrisë fluturuan mbi banesat e këtyre fshatrave për të marrë banorët, të cilët ishin ngjitur në çatitë e banesave për shkak të vërshimit të ujit. Në total, helikopter­ët e Forcës Ajrore evakuuan 11 persona në Mallkuç. Ndërko- hë në Fushë- Krujë, pranë Urës së Gjolës, janë evakuuar rreth 60 familje të përmbytura, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Zezë. Janë rreth 60 familje të përmbytura në këtë zonë, ku niveli i ujit ka arritur mbi 1.5 metra. Banorët kanë humbur gjithçka kanë arritur ta ngrenë me mund për vite të tëra, pasi nuk kanë mundur të shpëtojnë as oren- ditë shtëpiake, të cilat janë shkatërrua­r plotësisht. Ata shprehen se përmbytja nuk ka ardhur si pasojë e natyrës, por nga papërgjegj­shmëria e qeverisë që nuk ka marrë asnjë masë gjatë viteve të fundit, edhe pse situata është e përsëritur. “Ky është komplet faji i qeverisë dhe i pushtetit lokal, që nuk morën asnjë masë gjatë viteve të fun- dit, edhe pse kjo është një situatë e përsëritur. Zona jonë përmbytet çdo vit dhe përherë e njëjta situatë. Vijnë këtu në momentin e fundit, gjoja po na shpëtojnë jetën. Jetën e shpëtojmë vetë ne, nuk kemi nevojë për asistencën e qeverisë”, u shprehen të irrituar banorët e fshatit Derven, shtëpitë e të cilëve tashmë janë nën ujë. Situatë problemati­ke u paraqit dhe në Shijak dhe fshatrat përreth, ku një pjesë e mirë e shtëpive tashmë janë nën pushtetin e ujit. Lumi Erzen doli nga shtrati dhe përmbyti me dhjetëra banesa në lagjen Erzen dhe në fshatrat Sallmone, Katind Sukth e Rrushkull. Ndërkohë, si pasojë e prurjeve të shumta, tri ura u shkatërrua­n në Shetel, Çezmeli dhe Gjepale.

 ??  ?? Banorë në pritje të helikopter­it për evakuim në Fushë- Krujë
Banorë në pritje të helikopter­it për evakuim në Fushë- Krujë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania