Panorama (Albania)

Veliaj: Kashari dhe Vora të pastrojnë kanalet

Përmbytjet, UKT: Bovilla nuk furnizon me ujë qytetin

-

Kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi dje zonat periferike ku situata e përmbytjev­e ka qenë më problemati­ke, pas reshjeve të dendura të mbrëmjes së ditës së enjte. Veliaj ka ndjekur nga afër punën që po bëjnë ndërmarrje­t e Bashkisë së Tiranës në Njësinë 6, në mënyrë të veçantë në rr. "Shaban Bardhoshi" dhe në zonën e ish- Pularisë, ku situata, për shkak edhe të ndërtimeve pa kriter, është shfaqur problemati­ke. Kryebashki­aku tha se situata në zonën urbane të Tiranës është normalizua­r, ndërsa nënvizoi se për momentin problem mbeten zonat rurale. Një nga çështjet për të cilat mbetet sfidë për Bashkinë e Tiranës në orët në vazhdim është ajo që ka të bëjë me furnizimin me ujë. "Disa nga nënstacion­et që pompojnë ujë, përveç stacioneve elektrike, janë jashtë funksionit, sidomos ai i Laknasit, Bërxullit, në zonën e Kasharit. Kjo do të thotë që derisa të stabilizoh­et ai nënsta- cion, që të furnizojë depot me energji, që pastaj mund të pompojnë ujin, do të kemi problemati­kë në rrjetin e ujit të pijshëm. U kërkoj të gjithë qytetarëve që ta përdorin me kursim ujin e pijshëm, duke qenë se jemi në një situatë problemati­ke në orët e ardhshme", bëri të ditur Veliaj. Ai u bëri më tej apel kolegëve kryebashki­akë. "Kam një apel për kolegët e bashkive të tjera, nuk mjafton që të pastrojmë vetëm ne në Tiranë, sepse në qoftë se nuk pastrohet edhe kanali në Vorë, edhe kanali në Kamëz, atëherë sigurisht krijohet një efekt tapë dhe shumë prej problemeve që ju patë në zonën kufitare mes Vorës dhe Tiranës, në disa akse në qendrat tregtare apo edhe në anën tjetër të bregut të lumit, kërkon pak ndihmë edhe nga bashkitë fqinje", tha Veliaj. Ndërkohë që dje UKT ka njoftuar se liqeni i Bovillës është turbulluar nga reshjet dhe për pasojë nuk funksionon. "Nga resh- jet e dendura është shkaktuar turbullirë në liqenin e Bovillës, për pasojë impianti i përpunimit të ujit të Bovillës momentalis­ht nuk është në funksion. Në zonat e mëposhtme do të ketë kufizime të furnizimit me ujë deri në rikthimin e energjisë elektrike dhe përmirësim­it të situatës: Kinostudio, Xhamlliku, Allias, Pazari i Ri, rr. "5 Maji", Laprakë, Rr. e Kavajës, Rr. e Durrësit, zona e "Vasil Shantos" dhe Yzberishti", thuhet në njoftimin e UKT.

 ??  ?? Erion Veliaj gjatë inspektimi­t
Erion Veliaj gjatë inspektimi­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania