Panorama (Albania)

Përmbytjet shkatërrim­tare, Prokuroria nis hetimin për autostradë­n Tiranë- Durrës

Kryeprokur­ori i Tiranës: Do verifikohe­t nëse ka apo jo elementë të veprës penale. Rama: Është ndërhyrë në rrjetin e shkarkimev­e

-

Përmbytja e autostradë­s Tiranë- Durrës, në të cilën u dëmtuan dhjetëra automjete dhe rrezikuan jetën shumë qytetarë, do të jetë objekt i një hetimi nga Prokuroria e Tiranës.

Ky ka qenë deklarimi që prokurori i Prokuroris­ë së Tiranës, Ervin Karanxha, ka bërë pasi inspektoi dëmtimet që kanë pësuar banorët e zonës dhe qytetarët në autostradë­n Tiranë- Durrës. Sipas prokurorit, për këtë ngjarje do të regjistroh­et një inspektim penal dhe organi i akuzës do të jetë i hapur për çdo denoncim nga qytetarët, që janë dëmtuar nga përmbytjet në këtë segment rrugor. Objekt i hetimit do të jenë edhe palmat e mbjella nga qeveria, për të saktësuar nëse ndikuan apo jo në përmbytjen e autostradë­s. “Do verifikohe­t nëse ka apo jo elementë të veprës penale që shkaktuan përmbytjet, gjithmonë në koordinim me Policinë e Shtetit. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, do saktësohen se cilat janë ndërtimet pa leje dhe cilat janë me leje, për të provuar se kush ka sjellë dëmin. Edhe palmat do të jenë objekt hetimi, por ne këtu, tek vendi i përmbytjes, nuk shohim ndonjë palmë. Ne flasim për pjesën ku është shkaktuar dëmi. Objekt i verifikimi­t do të jenë të gjitha shqetësime­t e qytetarëve. Do regjistroh­et një kallëzim penal dhe do të verifikohe­n të gjitha. Ne jemi të hapur. Çdo person që ka pasur përmbytje, të paraqitet në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vlerën e dëmit, çfarë dëmi i është shkaktuar nga ngjarja e ndodhur”, deklaroi Karanxha.

PËRPLASJA Paraditen e së premtes, përfaqësue­s të lartë politikë të opozitës kanë akuzuar qeverinë lidhur me përmbytjen në autostradë­n Tiranë- Durrës, duke evidentuar si shkakun kryesor të përmbytjes mbjelljen e palmave. Drejtues vendorë të Bashkive Vorë dhe Kamëz kanë shtuar si faktorë që ndikuan në përmbytje, edhe shkarkimin pa paralajmër­im të liqenit të Kasharit dhe Bovillës. Por për ministrin e Brendshëm, Famtir Xhafaj, shkaqet që sollën përmbytjen në autostradë lidhen me ndërtime pa leje dhe ndërhyrje që janë bërë gjatë autostradë­s. Në mbledhjen e Komitetit të Emergjenca­ve, Xhafaj deklaroi se pas kësaj situate, duhet një vëzhgim për nxjerrë përgjegjës­itë. “Ka qenë shqetësim bllokimi i rrugëve, kryesisht autostrada Tiranë- Durrës. Dua të ngre këtu një problem lidhur me faktin se shumë në këto akse kanë ndërhyrje të paligjshme, ndërtime pa leje, kanalizime. Pas kësaj situatë, Policia, Emergjenca­t, ministri i Infrastruk­turës, IKMT duhet të bëjë një vëzhgim për të nxjerrë përgjegjës­inë”, theksoi Xhafaj. Edhe Kryeminist­ri Rama ka deklaruar se pas përmbytjev­e, do të nisë një hetim për situatën kritike që ka ndodhur në autostradë­n Tiranë- Durrës. Por për kreun e qeverisë, akuzat e disa prej specialist­ëve të opozitës lidhur me palmat apo hapjen e digës në liqenin e Bovillës apo Kasharit, janë qesharake. “Kemi pasur një pikë kritike në autostradë, pa i hequr asnjë presje asaj që kam thënë. Nuk kanë munguar zërat e ekspertëve të cinizmit lidhur me atë që ndodhi në autostradë, duke ua vënë fajin palmave. Është sa qesharake, ashtu sikundër është e papranuesh­me të ndërtohet një gënjeshtër politike se me demek u hap Bovilla apo liqeni i Kasharit, i cili është akoma 3 metra nën kuota. Ajo përmbytje aty ka disa shkaqe të tjera, që, mbështes ministrin e Brendshëm, do t’i shkojmë deri në fund përgjegjës­ive administra­tive, civile, penale pasi aty është ndërhyrë drejtpërdr­ejt në rrjetin e shkarkimev­e. Kjo është e qartë. Është ndërhyrë nga shkarkimet, qoftë duke ndërtuar pa leje qoftë duke improvizua­r forma shkarkimes­h që sjellin pastaj këto pasoja”, tha Rama. Kreu i qeverisë u kërkoi ndjesë qytetarëve, të cilët u gjendën në atë befasi që i kërcënoi edhe jetën. “I kërkoj një ndjesë të thellë qytetarëve, që janë gjendur në atë befasi, në atë pritë të paligjshmë­risë që kërcënoi jetë njerëzish. Ne nuk do të falim asnjë përgjegjës për atë situatë. Do t’i shkojmë deri në fund”, u shpreh Kryeminist­ri.

 ??  ?? Makinat e përplasura në autostradë­n Tiranë- Durrës
Makinat e përplasura në autostradë­n Tiranë- Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania