Panorama (Albania)

Basha me kryebashki­akët e PD, akuza për palmat dhe hapjen e rezervuarë­ve

-

Drejtuesit vendorë të Kamzës dhe Vorës, Xhelal Mziu dhe Fiqiri Ismaili, kanë akuzuar për përmbytjet e zonave të administru­ara prej tyre qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës për mbjelljen e palmave dhe shkarkimin pa paralajmër­im të liqenit të Bovillës dhe Kasharit. Sipas kreut demokrat të Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili, dëmi i sjellë nga mbjellja e palmave është i disafishtë.

“Arsyeja e parë është shkarkimi pa paralajmër­im nga liqeni i Kasharit. Arsyeja e dytë është bllokimi i kanaleve kulluese nga mbjellja e palmave prej Bashkisë së Tiranës. Mbjellja e palmave kushtoi 600 mijë euro, por dëmi i tyre është i disafishtë. Për zëvendësim­in e tyre, jo vetëm do të shpenzohen edhe 2.5 milionë euro të tjera, por prej tyre është shkatërrua­r autostrada Tiranë- Durrës, si dhe qindra biznese”, tha Ismaili. Në krah të kreut të PD- së, Lulzim Basha, edhe kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, ka akuzuar bashkinë për hapjen e liqenit të Bovillës, që ka shkaktuar përmbytje të shumta në Kamzë. “Kanë hapur Bovillën mbrëmë në kulmin e ujit. Ata e dinin se si do të shkonte situata, mund ta kishin hapur pardje, le të themi. Ka ardhur presioni i ujit dhe ka shpërthyer në të gjithë zonën e Kamzës”, tha Mziu. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, në krah të familjeve të mbytura në Bashkinë e Kamzës, kërkoi që pavarësish­t vështirësi­ve, t’i qëndrohet pranë çdo banori në nevojë. “Situata do të përkeqësoh­et prapë sonte. Të nxjerrim njerëzit, të shpëtojmë njerëzit. Mos të rrinë pas lopëve, por të shpëtojnë njerëzit, pastaj hap pas hapi të tjerat. Vëmendja kryesore duhet pasur te jeta e njerëzve”, ka deklaruar Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania