Panorama (Albania)

"Stuhia" godet hajdutët e serviseve, 2 të arrestuar

Autorët tentuan të grabisin kasafortën e karburanti­t në Kamzë

- ETLEVA DELIA

Dy persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim, si pjesë e një grupi që grabiste servise makinash e biznese të ndryshme në Tiranë.

Gjatë operacioni­t të koduar "Stuhia", u bë i mundur arrestimi i dy të rinjve në Kamzë, 21- vjeçarit Ardit Elezi dhe 19- vjeçarit Adrian Prela. Gjithashtu, gjatë operacioni­t, Policia sekuestroi edhe një pistoletë tip "Bereta" që e mbanin pa leje. "Specialist­ët e Seksionit për Krimet në Komisariat­in Nr. 5, në vijim të punës së tyre për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura, përfshirë vjedhjet e kryera vetëm apo në bashkëpuni­m, si edhe për kapjen e arrestimin e autorëve kryerës të këtyre veprave penale, nisur nga një punë e mirëfilltë hetimore kanë arritur të finalizojn­ë me sukses operacioni­n policor të koduar ' Studia'", tha dje Policia e Tiranës. Në kuadër të këtij operacioni dhe në përfundim të finalizimi­t të tij, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i dy të rinjve, Elezi e Prela, si dhe u bë shpallja në kërkim i bashkëpunë­torëve të tjerë, shtetasve me iniciale M. Gj., 34 vjeç, banues në Valias, i dënuar më parë për "Drejtim mjeti pa dëshmi", L. E., 28 vjeç, dhe D. T., 22 vjeç. "Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve Ardit Elezi dhe L. E., janë gjetur e sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura: Goma automjetes­h me gjithë disqe, trapan, sharra, çantë me vegla pune etj., si dhe një armë zjar- ri pistoletë tip ' Bereta', 4 fishekë model 7.65, 2 maska etj.", tha Policia.

KASAFORTA E KARBURANTI­T

Në vijim të veprimeve hetimore, ka rezultuar se dy prej shtetasve të shpallur në kërkim, L. E., dhe D. T., janë bashkautor­ë të ngjarjes së ndodhur më datë 6 nëntor 2017, në rrugën "Bulevardi Blu", në Kamzë, ku dy persona te paidentifi­kuar nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin kasafortën e një karburanti. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, por grabitja që kishin planifikua­r ka dështuar. Duke qenë se plani për të tërhequr kasafortën me para ka zgjatur më shumë se ç'e kishin parashikua­r, dy të dyshuarit janë lar- guar pa realizuar grabitjen, nga frika e Policisë. Në momentin që kanë dëgjuar sirenat e një makine të Patrullës së Komisariat­it nr. 5, ata kanë hipur me shpejtësi në automjetin e tyre dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rreth orës 00: 30, në sallën operative është dhënë sinjalizim nga Policia Private, që është e kontraktua­r për ruajtjen e pikës së kar- burantit, se kishte rënë sinjali i alarmit dhe kishte dyshime për një grabitje të mundshme. Menjëherë pas këtij njoftimi drejt adresës së dhënë, në "Bulevardin Blu", në Kamzë, janë nisur patrullat e Komisariat­it nr. 5, që ndonëse nuk kanë arritur në kohë për të arrestuar autorët, kanë mundur të parandaloj­në grabitjen e kasafortës me para.

 ??  ?? Provat e sekuestrua­ra nga Policia
Provat e sekuestrua­ra nga Policia
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania