Panorama (Albania)

Dhuna në familje, 6 urdhra mbrojtjeje në 24 orë

-

Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Tiranës janë denoncuar 6 raste të dhunës në familje, për të cilat janë plotësuar kërkesëpad­itë për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes. Rezulton se të dhunuarat janë 3 vajza, dy që rrihen nga nënat e tyre dhe një tjetër nga njerku. Por edhe një burrë ka kërkuar urdhër mbrojtjeje në Polici pasi dhunohet fizikisht e psikologji­kisht nga bashkëshor­tja. Në Komisariat­in nr. 2 janë denoncuar tri raste. Mësohet se është plotësuar kërkesëpad­ia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhersh­me, për shtetasen B. A., 43 vjeçe, pasi dyshohet se bashkëshor­ti L. A., 53 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologji­ke ndaj saj. Gjithashtu e njëjta procedurë është ndjekur edhe për shtetasen 18- vjeçare me iniciale H. G., e cila ka denoncuar për dhunë fizike e psikologji­ke njerkun e saj, shtetasin me iniciale Th. M., 52 vjeç. Edhe për një vajzë të mitur, vetëm 6 vjeçe, është plotësuar kërkesëpad­ia për lëshimin e menjëhersh­ëm të urdhrit të mbrojtjes nga shërbimet e Komisariat­it nr. 2, pasi dyshohet se nëna e saj, 46- vjeçarja me iniciale L. M., ka ushtruar dhunë fizike e psikologji­ke ndaj saj. Në Komisariat­in nr. 3, një 44- vjeçare me iniciale F. M. ka denoncuar për dhunë fizike e psikologji­ke nënën e saj me iniciale M. T., 63 vjeçe. Nga ana tjetër, shërbimet e Komisariat­it nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori për këtë shtetase, e cila rezulton se dhunën ndaj të bijës e ka të përsëritur. Shërbimet e Komisariat­it nr. 4 kanë plotësuar kërkesëpad­inë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin 38- vjeçar, me iniciale M. Ç., pasi dyshohet se bashkëshor­tja e tij, 37- vjeçarja me iniciale M. Ç., ushtron dhunë fizike e psikologji­ke ndaj tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania