Panorama (Albania)

Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg Orest Sotën

Biznesmeni: Paratë i kisha si garanci për të blerë hekur

-

Apeli i Krimeve të Rënda la në fuqi masën e Shkallës së Parë për biznesmeni­n Orest Sota, arrestuar në Elbasan më 1 nëntor të këtij viti. I riu akuzohet për fshehje të të ardhurave, pastrim të elementëve që rrjedhin nga vepra penale, mosbindje ndaj urdhrit të Policisë dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Çështja e tij është bashkuar me atë Tahiri- Habilaj, pasi në mjetin e biznesmeni­t u gjetën dy patenta në emrin e ish- ministrit dhe 863 mijë euro, të cilat dyshohen se lidhen me Tahirin. Pas caktimit të masës së sigurisë "arrest me burg" nga Shkalla e Parë, më 20 nëntor, Orest Sota e apeloi vendimin duke pretenduar se paratë ishin të babait të tij dhe se ato do të vendoseshi­n si garanci për blerjen e një sasie të konsiderue­shme hekuri të firma "Kurum". Edhe pse pala mbrojtëse ka depozituar një sërë provash në favor të Sotës, ato nuk kanë mjaftuar për ta bindur Apelit e Krimeve për të dhënë një masë më të butë për Sotën. Mbrojtja pretendon se paratë vijnë nga shitja e disa aksioneve të babait të tij, që i dispononte nga një bankë e nivelit të dytë. Ajo ka paraqitur edhe biseda nga përgjime ambientale se patentat detare të Tahirit ishin harruar në au- tomjetin e Sotës nga shoferi i ish- ministrit. Nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se 863 mijë eurot e gjetura në mjetin tip "Range Rover" të biznesmeni­t të arrestuar, Orest Sota, lidhen me veprimtari kriminale të ishministr­it të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit është nën hetim për "trafik droge" dhe për "korrupsion", pasi Prokuroria dyshon se ka qenë i lidhur me bandën e Moisi Habilajt, i arrestuar në Itali, i cili është edhe i afërm i ishministr­it të Brendshëm. Sipas Prokuroris­ë, lëvizjet e Orest Sotës kanë qenë të dyshimta, pasi për të shkuar në Elbasan, ai ka ndjekur një itinerar të pazakontë, duke kaluar nga Peqini e Rrogozhina, edhe pse është nisur nga Tirana. Gjetja e tri dokumentev­e të Saimir Tahirit, i cili është person në hetim nga Prokuroria për "korrupsion" dhe "trafik ndërkombët­ar droge", krijon dyshime se edhe paratë mund të jenë nga aktiviteti kriminal.

ARRESTIMI

Më datë 1 nëntor 2017, rreth orës 16: 30, patrulla e Policisë Rrugore të Komisariat­it të Policisë Elbasan ka qenë me shërbim në fshatin Balldren të qytetit të Elbasanit. Kjo patrullë ka konstatuar automjetin me targa AA 718 OS, i cili lëvizte në drejtimin Papërr - Bradashesh dhe i kanë bërë me shenjë për të ndaluar. Ky mjet nuk ka ndaluar dhe ka vijuar rrugën normalisht dhe për këtë shkak, nga patrulla e Policisë Rrugore janë njoftuar shërbimet e tjera të Policisë, të cilat duke e ndjekur kanë konstatuar se mjeti, në përfundim të rrugës së tij, ka hyrë në ambientet e shoqërisë "KURUM" ku dhe është ndaluar nga furgoni i Policisë. Sipas Prokuroris­ë, biznesmeni Orest Sota është konstatuar në drejtim të mjetit dhe ka deklaruar se arsyeja e mosndalimi­t ishte fakti se ai nuk posedonte Lejen e Drejtimit të mjetit.

 ??  ?? Orest Sota në Gjykatë
Orest Sota në Gjykatë
 ??  ?? Saimir Tahiri
Saimir Tahiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania