Panorama (Albania)

Apeli rrëzon kërkesën për lirim të Mikel Shallarit

-

Apeli i Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e Mikel Shallarit për ndryshimin e masës së sigurisë dhe për shpalljen e pavlefshme të disa provave, që mbrojtja pretendon se janë marrë jashtë afateve. I akuzuari për vrasjen e komisar Artan Cukut, më 8 prill të vitit 2017, kishte kërkuar më parë që të lirohej në Shkallën e Parë, por kjo e fundit e kishte lënë në burg sërish. Pas kësaj, avokati i Shallarit e apeloi vendimin në Apelin e Krimeve të Rënda, i cili la të njëjtën masë. Mbrojtja erdhi me të njëjtat argumente si në Shkallën e Parë. Avokati i tij, Vladimir Cjapi, ka thënë se Mikel Shallarit i rrezikohet jeta në burg dhe se ndaj tij duhet të caktohet një masë sigurie më e lehtë. Por kjo nuk ka mjaftuar për Apelin e Krimeve të Rënda. Mikel Shallari pati deklaruar në Prokurori pas arrestimit për vrasjen se ishte paguar për ta kryer atë. Burimet thonë se Mikel Shallari ka thënë se në kontakt me porositësi­t e atentatit kishte rënë përmes një të afërmi të tij. Ky i fundit kishte organizuar një takim mes tij dhe dy porositësv­e, të cilët, sipas autorit të dyshuar, ishin, njëri nga Vlora dhe tjetri nga Fieri. Takimi është zhvilluar në një lokal në kryeqytet dhe se porositësi­t kërkonin dikë që nuk kishte hesape me drejtësinë, në mënyrë që të mos kapej nga Policia. Ata i kishin premtuar 15 mijë euro për vrasjen e Artan Cukut, 3500 nga të cilat Shallari ka thënë se i mori paradhënie. Gjithashtu, i riu ka thënë se porositësi­t u siguruan që ai të pajisej me dy armë zjarri pistoletë dhe me një automjet për atentatin. Shallari ka thënë se nuk i mban mend fytyrat e porositësv­e, pasi ata e kishin detyruar që të mos i shihte, në të kundërt do ta vrisnin. I njëjti kërcënim vlejti edhe në rast se ai tregonte emrat e tyre në qoftë se arrestohej. "Do të të vras, po ma përmende emrin, mbaroje këtë punë", mësohet t'i ketë thënë njëri prej porositësv­e Shallarit gjatë takimit.

 ??  ?? Mikel Shallari në Gjykatë
Mikel Shallari në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania