Panorama (Albania)

Si bashkëjetu­an në një shtëpi gjatë muajve të krizës Bora Zemani dhe DJ. Vin Veli

-

Në fund të verës u përhap lajmi se Bora Zemani dhe Dj. Vin Veli i kishin dhënë fund martesës së tyre, por çifti e mohuan. Prezantues­ja dhe autorja e programit ” Guximtarët” në “Digitalb”, Bora Zemani, i ka dhënë fund bashkëjete­sës së saj me djalin e muzikës, Vin Velin. Të afërmit e çiftit kanë konfirmuar për mediat se ata bashkë kanë marrë vendimin për t’i dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçar­e, ndërsa ata vetë duket se e kanë konfirmuar në heshtje. Nga historia e tyre e dashurisë ata kanë një djalë, Arborin, ndërkohë që i kanë dhënë fund bashkëjete­sës në një shtëpi, pas disa muajsh krize që ata e kalonin mes njëritjetr­in. Edhe pse prej muajsh përflitej se ishin ndarë, ata e mohuan këtë fakt, duke qenë se ishin në përpjekje për t’i sheshuar mosmarrëve­shjet e për t’i rregulluar gjërat mes tyre, teksa vazhdonin të jetonin në një shtëpi. Në fund të verës filluan të qarkulloni­n fjalët e para se ata i kishin dhënë fund, por lajmi u mohua fillimisht nga Vin Veli, i cili tregoi se shkak për këto thashethem­e u bë një program në Instagram, prej të cilit nuk ndiqte më Borën në këtë rrjet social. Po ashtu, edhe ish- partnerja e tij i mohoi lajmet e ndarjes, e cila, e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake up” në “Top Channel” në muajin shtator, tregoi të vërtetën e saj. “Nuk ka asnjë të vërtetë në këtë histori. Vini kishte shkarkuar një program në Instagram duke më fshirë mua, por edhe persona të tjerë si Dj. Sardin, por nuk e kuptoj pse njerëzit u morën vetëm me mua”, tregoi Bora duke qeshur. Ajo theksoi se duke pasur një familje, dhe jo thjesht një lidhje, asaj nuk i erdhi aspak mirë që diskutohes­hin këto gjëra në publik. “Pr më tepër nuk më vjen mirë kur njerëz që ne na njohin, na shohin në rrugë bashkë dhe habiten duke thënë: ‘ Ua, nuk qenkan ndarë!’”, tregoi prezantues­ja e programit “Guximtarët” dhe “Bar Skedina”. Vitin që lamë pas Bora ishte në vëmendjen mediatike për shkak të pjesëmarrj­es së saj në “Dance with me”. Por festa e fundit familjare, që dëshmoi se ajo dhe Vin Veli ishin një “çift i lumtur” ishte në janar të këtij viti, kur Bora festoi 25- vjetorin. Në Instastory, ajo tregoi se si e festoi këtë përvjetor ndërsa u shfaq e mbushur me buqeta lulesh dhe një tortë me portretin e saj, të djalit dhe bashkëshor­tit Vin Veli dhe djalit të tyre Arbor. Bora dhe DJ i njohur tashmë nuk e ndjekin më njëri- tjetrin në rrjetet sociale, dhe kjo vulos faktin se pas krizës në marrëdhëni­en e tyre ata i kanë dhënë fund bashkëjete­sës. Në rrëfimet e Borës për historinë e dashurisë me Dj- in, ajo ka treguar se në fillimet e tyre puna e tij në club- et e natës e bënte të ndihej xheloze, por me kalimin e viteve e superoi këtë ndjesi. Nuk dihet arsyeja që i çoi në ndarje, edhe pse secili është në ditë të mira sa i takon karrierës, ai në muzikë dhe ajo në televizion. Nuk dihet nëse ata janë martuar me celebrim apo thjesht bashkëjeto­nin, dhe si do ta menaxhojnë kujdesin për djalin, duke qenë se të dy janë shumë të lidhur me fëmijën e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania