Panorama (Albania)

Lidhja në fshehtësi e Viola Spiros me bosin e kokainës, si braktisi televizion­in gjashtë muaj për ta ndjekur nëpër Europë

-

Arrestimi i të dashurit të ish- velinës së “Fiks Fare” dhe prezantues­es së emisioneve sportive, Viola Spiros, ishte lajmi më i bujshëm i kësaj jave në mediat italiane dhe ato shqiptare. Prej kohësh Spiro flitej se ishte në një lidhje me një djalë shumë të pasur, i cili i mundësonte udhëtime të shpeshta në të gjithë botën dhe i ofronte një standard të lartë jetese, që pasqyrohej në fotot që ajo postonte në Instagram. Edhe pse Viola kishte deklaruar hapur se ishte në një lidhje dhe ndihej e lumtur, ajo u përpoq që ta mbante të fshehtë identiteti­n e të dashurit, me justifikim­in se nuk ishte person publik. Por, me sa duket, Viola ka pasur një arsye mjaft të fortë. Asgjë nuk dihej për djalin në krah të Violës ( përveç ndonjë fotoje të rrallë të publikuar në rrjete sociale) deri në momentin kur një gazetë italiane zbuloi se ai quhet Valentin Selaj, dhe rezulton të jetë një bos i vërtetë kokaine. Bashkë me djalin që policia italiane e arrestoi para disa ditësh, në një shkrim të publikuar nga gazeta italiane “La Nazione”, u përfol edhe Viola, si e dashura e tij e bukur nga Shqipëria. Në shkrimin në fjalë u tha se Valentin Selaj ishte “Zoti i drogës” dhe kreu i një bande mjaft të fuqishme ndërkombët­are, që sillte kokainë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Firenze, nëpërmjet Holandës. Gjatë arrestimit u raportua se bandës iu sekuestrua­n miliona euro dhe qindra kilogramë kokainë dhe drogëra të tjera. Nga të njëjtat burime u njoftua se vetëm në një javë ata qarkulloni­n 10 kilogramë kokainë vetëm brenda qytetit të Firenzes. E ishte pikërisht kjo gazetë që, ndër të tjera, botoi edhe lajmin se e dashura seksi e bosit të kokainës është vetë bukuroshja e ekraneve shqiptare, Viola Spiro. DY VITET E VIOLA SPIROS ME TË DASHURIN QË E MBULONTE ME PARA, SI E BRAKTISI TELEVIZION­IN PËR TË

“Morning nga Monaco!” ishte një nga mbishkrime­t që prezantues­ja e sportit Viola Spiro bëri pak kohë më parë në Instagram, pasi ndodhej për pushime në Monte Carlo. Edhe pse fotot që postoi ishin të gjitha vetëm, mendohet se në fakt mund të ketë qenë e shoqëruar me të dashurin sekret, pranë të cilin u shpreh se ndihej e lumtur. Udhëtimin në Monte Carlo ajo e bëri pasi e pamë në qershor në sfilatën e për- vitshme të “Geraldina Sposa”. Viola u fotografua në shoqërinë e të dashurit Valentin, historia me të cilin u bë publike në fillim të vitit të kaluar. Ky ishte një nga rastet e rralla kur ish- velina 28- vjeçare e “Fiks Fare” shfaqej në shoqërinë e të dashurit më të ri në moshë në evente publike në Tiranë. I zgjedhuri i biondes simpatike është një djalë i panjohur, me të cilin Viola krijoi lidhje para dy vitesh gjatë spektaklit “Dance with me”. Që pas këtij spektakli, duket se Viola nuk e kishte më punën në ekran primare. Për gjashtë muaj ajo e braktisi televizion­in, për të shoqëruar të dashurin e saj në udhëtimet e tij në Europë. Pas këtyre muajve shëtitje në të

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania