Panorama (Albania)

Ilda Bejleri ndez Instagrami­n në dimër: Ja pse i dashuri im nuk duhet të jetë futbollist

-

Gazetarja e sportit, Ilda Bejleri, nuk rresht me pozat e saj provokuese që poston në Instagram, duke ngritur temperatur­at në dimër. Mëngjesin e djeshëm ajo ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli rreth jetës private dhe marrëdhëni­es me trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare, Christian Panuccin. E pyetur nga moderatorë­t Oriela Nebiaj, Eno Popi e Isli Islami, se si i ka marrëdhëni­et me trajnerin italian, Ilda është shprehur: “Është i rreptë, e jo vetëm me mua. Në takimin e parë me të, nuk lejoheshin fotot”, sqaroi ajo. Por si duket gazetarja e “Supersport” ia ka dalë t’ia mbushë mendjen trajnerit të bëjnë një foto së bashku. Më tej Ilda Bejleri, duke folur për relatat brenda dhe jashtë punës me futbollist­ët, ka zbuluar dhe disa detaje lidhur me karakteris­tikat që duhet të ketë partneri i saj i jetës, apo i dashuri. “I dashuri nuk duhet të jetë patjetër futbollist. Ka gjëra më të rëndësishm­e sesa profesioni”, është shprehur Bejleri në “Wake Up”. Ilda Bejleri njihet si gazetarja pa tabu dhe shumë e lirshme në realizimin e spoteve televizive, si imazh i platformës televizive ku punon. “Të jetosh çdo ditë si të jetë Shën Valentin” ishte motoja në spotin publicitar të realizuar në prag të 14 shkurtit këtë vit. Prezantues­ja e “Supersport”, e krahasuar me spanjollen Sara Carbonero, preferon të thyejë gjithmonë tabu për të dominuar në ekran, qoftë duke guxuar me spote të tilla televizive, që edhe aktoret që fundja e kanë profesion e mendojnë dy herë, për ta luajtur ose jo një rol të tillë në kinemanë shqiptare. Duke qenë se spoti u transmetua paralelish­t me premierën e “Fifty Shades Darker”, nuk munguan komentet e miqve dhe mikeshave të Ildës në rrjetet sociale, të cilët i vendosën pikë Ildës për lojën e skenave erotike me balerinin Kris Dalipi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania