Panorama (Albania)

Tuna & Patrisi drejt ndarjes 7 muaj pasi u bënë prindër, këngëtarja largohet nga Prishtina

-

Çifti Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha duket se janë duke kaluar një situatë aspak të mirë këto kohë, fiks shtatë muaj pasi u bënë prindër të djalit të tyre, Tian. Pak ditë më parë, “Prive” raportoi se këngëtarja ka fshirë Patrisin nga lista e miqve të saj në “Instagram” dhe e ka hequr gjithashtu edhe nga “Instagrami” i të birit, që ajo e menaxhon vetë. E njëjta gjë nuk ka ndodhur nga ana e Patrisit, çka lë të kuptojmë se ndoshta është thjesht një konflikt i momentit, apo se vendimin për të mos qenë më bashkë e ka marrë vetëm Tuna. Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme mediat e Kosovës njoftuan se Tuna tashmë ka lënë edhe Prishtinën ku jetonte me bashkëshor­tin dhe të birin, dhe është zhvendosur drejt Shkupit, vendlindja e saj. Nuk dihet nëse ky largim lidhet me krizën e përfolur mes dyshes, apo Tuna është larguar për t’i shpëtuar pak përditshmë­risë në Kosovë dhe klimës së ftohtë atje. Gjithsesi, fansat janë duke pritur me padurim për ndonjë lajm që lidhet me marrëdhëni­en e saj me bashkëshor­tin muzi- kant, që njihet si vëllai i Robert Berishës. “Kriza e shumëpërfo­lur mes tyre” vjen një vit pasi ata deklaruan historinë e dashurisë për mediat. Lidhja e tyre u bë publike paralelish­t me lajmin e shtatzënis­ë së Tunës, lajm që e konfirmoi Ardit Gjebrea, ndërsa Tuna ishte pjesë e festivalit. Artistja nga Shkupi u shpreh për lidhjen e bukur me instrument­istin e muzikës klasike, Patris Berishën. Po kush ishte Patrisi, djali që zgjodhi Tuna si babanë e fëmijës së saj? Ai është një nga djemtë më seksi të qytetit të Prishtinës, i cili më shumë njihet për fizikun me muskuj, sesa për angazhimin e tij në muzikë klasike. Patrisi është vëllai i burrit të Nora Istrefit, Robert Berishës, dhe është diplomuar për muzikë klasike, profesion që e ushtron aktualisht, pasi merr pjesë në koncerte që mbahen në të gjithë botën. Kjo histori e re e Tunës me të nisi vetëm pak muaj pasi i dha fund një lidhjeje të gjatë dhe të mediatizua­r me reperin Cozman. Vetëm pak muaj pas njohjes, Tuna zyrtarizoi lidhjen me Patrisin gjatë një ceremonie të organizuar në Prishtinë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania