Panorama (Albania)

Konkurrenc­ë e fortë te “Kënga Magjike”, cilët janë më të pëlqyerit deri tani

-

Mbetet edhe një javë që “Kënga Magjike” të ngrejë siparin e një spektakli madhështor në “Pallatin e Koncerteve” për tri net me radhë. Nesër do të njihemi me këngët e fundit në konkurrim dhe më pas, jemi gati për të shijuar edicionin e 19- të të një kompeticio­ni të cilin, për hir të së vërtetës, të gjithë e presim me kënaqësi. Producenti dhe moderatori i Festivalit, Ardit Gjebrea, duket se nuk ka bërë ndryshime në strukturën e Festivalit për këtë vit. U ka krijuar mundësi të rinjve që të jenë në një lloj kompeticio­ni me njëri- tjetrin, përballë një jurie që i gjykon dhe siç kemi parë edhe vitet e kaluara, numri i atyre që arrijnë të prekin skenën e festivalit është i vogël, ndërkohë që në natën finale mund të shkojnë një deri në dy emra të rinj. Por le të flasim për këngëtarët “Big”, ata tashmë e kanë marrë feedback- un e publikut për këngët e tyre. Para se të kalojmë në emra konkretë, të përzgjedhu­r në këtë shkrim si më të pëlqyerit deri tani, duhet thënë se ajo që bie në sy këtë edicion është që ka prurje shumë të mira. Ka këngë të bukura, emra të njohur dhe zëra gjithashtu të bukur, edhe rrymat e prezantuar­a janë të shumëllojs­hme. SI JANË VLERËSUAR KËTO KËNGË NË YOUTUBE, QË NGA SHIKIMET E DERI TE KOMENTET

Kënga më e dëgjuar deri tani është ajo e Stresit, Anxhelo Koçit dhe Flor Banës, me titull “Sa herë e don”. Kënga ka marrë gati 3 milionë klikime, duke konfirmuar kështu suksesin e radhës të “Bad boy for life”, Stresit. Pa dyshim që kjo këngë i drejtohet një target- grupi që janë kryesisht të rinj, ata që më së shumti e ndjekin muzikën në YouTube. Nëse nuk do të kemi ndonjë surprizë gjatë kësaj jave, me siguri kjo do të jetë kënga e çmimit të internetit, nëse ekziston akoma si çmim.

Një këngë shumë e veçantë është ajo e Kastro Zizos dhe Rea Nuhut, me titull “Pa faj”, me muzikë të Gramoz Kozelit dhe Kastro Zizos.

“Jeta kështu e ka, është e vështirë të jesh baba, goja ime këtë fjalë kurrë s’e tha”. – Këto janë disa nga vargjet e një kënge që mbart një mesazh të fortë, pasi trajton një temë sociale, siç është ajo e fëmijëve me prindër të divorcuar, ku gjithmonë viktima janë fëmijët. Pa dyshim që Kastro do marrë ndonjë çmim të rëndësishë­m në këtë kompeticio­n, pasi paraqitja e tij është mjaft dinjitoze dhe profesiona­le. Deri tani ka marrë 223 mijë shikime në YouTube.

Stine mbetet brenda stilit të tij me këngë romantike, të “veshur” me një timbër zëri shumë të ëmbël, por kësaj here ka shtuar disa motive folk, duke krijuar shumë atmosferë. Prandaj kënga “Ma more zemën” do jetë një rast i mirë për të rritur adrenalinë­n e spektatorë­ve e pse jo për të kërcyer të gjithë me Stinen. Edhe Stine ka pasur mjaft sukses në YouTube me 1 milion e 700 mijë shikime.

Samanta nuk ka pasur kohë që ta popullariz­ojë këngën e saj “Humbur”, të kompozuar nga Kledi Bahiti, të cilën e prezantoi vetëm një javë më parë, por duket që është pritur mjaft mirë nga publiku. Në përgjithës­i baladat e dashurisë janë të pëlqyera, pasi dëgjuesi shpesh gjen veten në ato tekste, prandaj e kemi parë aq shumë të postuar në Facebook. Deri tani kënga ka marrë 230 mijë shikime në YouTube.

Çiljeta gjatë gjithë karrierës së saj ka ditur si të orientojë publikun me krijimet e saj. Në verë apo në raste festash, nuk kanë munguar asnjëherë këngët ritmike dhe komerciale, por kur ka ardhur puna për paraqitjet te “Kënga Magjike”, ajo është prezantuar gjithmonë me këngë shumë profesiona­le. Kësaj here krijimi i Elgid Dodës “Hajmali”, ka qenë gjetja e duhur për Çiljetën, e cila tashmë ka një karrierë të gjatë në muzikë dhe ndjekësit e saj presin shumë. Kënga deri tani ka 700 mijë shikime në YouTube dhe ko- mente shumë pozitive. TRI “MUSKETIERE­T” E KËNGËS MAGJIKE 2017

Dhe së fundi një analizë për tri këngët, të cilat duket se do jenë në një konkurrenc­ë të fortë me njëra- tjetrën për të fituar çmimin e parë të Festivalit “Kënga Magjike 2017”. “Musketierj­a” e parë është Elhaida Dani. Jemi çuditur shumë kur kemi parë Elhaid- ën të rikthehet në skenat e festivalev­e shqiptare, pasi ka fituar “The voice of Italy”, ka dhënë mjaft koncerte në disa vende të Europës dhe mbi të gjitha, ka arritur të marrë nga Cocciante rolin e Esmeraldës tek opera popullore “Notre Damme de Paris”. Duhet thënë se ajo është një nga veprat më të suksesshme të viteve të fundit, ku realisht është fat të gjesh biletë një vit përpara, për ta ndjekur si spektatore. Mendoni çfarë fati është të jesh pjesë e asaj skene si personazh, fat që e ka tashmë Elhaida jonë. Prandaj prezenca e Elhaidës në “Këngën Magjike” është pa dyshim një nder dhe një vlerë e shtuar në çdo aspekt. Kësaj here, nëse Elhaida merr çmimin e parë, ky do jetë një sukses të cilin ajo nuk do ta ndajë me askënd, pasi edhe muzika, ashtu si teksti, janë krijime të saj. Deri tani kënga “Ngrirë” ka 33 mijë shikime në YouTube dhe komente pozitive pa fund, jo vetëm nga shqiptarë, por edhe nga shumë vende të Europës.

Por, nga ana tjetër, duhet thënë se Elhaida, kur ven- dosi të rikthehet aty ku e nisi, në një skenë festivali shqiptar, mbase nuk e imagjinoi se në atë skenë do gjente edhe një tjetër “musketiere”, Fifin, një risi e muzikës shqiptare, e cila në fillim erdhi nga Kosova në Tiranë, me pretendime modeste, duke kënduar në lokale live- i, më pas në programe televizive ku këndon edhe aty live. Mirëpo te “Kënga Magjike”, ne mësuam dimensioni­n e vërtetë të një artisteje si Fifi, e cila ka një zë të shkëlqyer, një krijim gjithashtu të bukur të Kledi Bahitit , me titull “Zhurmë”, bën vetë tekste dhe muzikë, madje në të njëjtin festival, konkurron edhe si kompozitor­e me këngën e Fjolla Morinës. Kënga “Zhurmë” ka marrë deri tani 2 milionë e 700 mijë klikime dhe komente pa fund, duke u konsiderur si një baladë drithërues­e, e kënduar nga një këngëtare e talentuar, me një vokal të ëmbël dhe të fuqishëm në të njëjtën kohë. Pra, në këtë aspekt, duhet thënë që dueli mes Elhaidës dhe Fifit do të jetë mjaft i fortë.

Dhe meqë thonë se nuk ka dy pa tre, në fakt konkurrenc­ës së fortë të dy “musketiere­ve” i shtohet edhe “musketierj­a” e tretë, Anxhela Peristeri, një këngëtare e shkëlqyer, me një ngjyrë vokale shumë të bukur dhe kur bëhet fjalë për t’u votuar nga kolegët, siç është formula te “Kënga Magjike”, me siguri Anxhela do mbledhë goxha vota, pasi në ambientet artistike njihet si një vajzë e dashur dhe jo rrallë këngëtarët kanë votuar më shumë emocionali­sht, jo vetëm profesiona­lisht. Gjithsesi, e parë në të dyja aspektet, nëse do të votohej masivisht Anxhela, nuk do shkaktonte asnjë çudi, pasi është një artiste profesioni­ste. Krijimi i Kledi Bahitit me titull “E çmendur”, deri tani ka arritur 240 mijë shikime në YouTube.

Me pak fjalë, në garën e tri “musketiere­ve” të talentuara, shpatat janë prehur mirë, në një beteje të ethshme deri në notën e fundit. Ne u urojmë suksese të gjithëve, ndërkohë që me një çmim të parë të paparashik­uar kësaj here, natyrisht që gara do të dhurojë më shumë emocione për të gjithë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania