Panorama (Albania)

Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu, jeta pas famës së shpejtë e partnereve të Ardit Gjebresë te “Këngës Magjike”

-

Showman- i Ardit Gjebrea po përgatitet për netët finale të festivalit “Kënga Magjike”, që do të nisë më 6 dhjetor në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Tashmë në Instagram kanë dalë fotot e para të Gjebresë me shoqëruesi­t e tij në këtë edicion, që janë dy djem dhe dy vajza. E përveç dy ish- aktorëve të “Portokalli­së”, për të cilët u fol gjatë, Bes Kallakun dhe Erion Isain, në krah të tij do të jenë dy prezantues­et e reja të “Tv Klan”, Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu. Lajmin se dy prezantues­et do të jenë partneret e tij, Arditi e dha para disa javësh gjatë rubrikës “Një mesazh për ty”, në programin e “E diela shqiptare. Për prezantues­en e “Jo vetëm modë” dhe “Kush vjen për drekë”, Arditi kishte sjellë në studio mamatë e tyre për t’u dhënë lajmin se ato do të jenë partneret e tij, për tri net rresht në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve. Gjithsesi, këtë si eksperencë të parë do ta shijojë vetëm Arjola, pasi për ish- miss- in Nevina Shtylla, kjo është hera e dytë që prezanton në krah të Gjebresë. Hera e para e saj ishte tri vite më parë, pikërisht në “Këngën Magjike 2014”, kur ajo ishte një nga pesë të rinjtë me të cilët Arditi prezantoi festivalin, përkatësis­ht Rudi Hizmon, Mateo Çelën, Albi Isakajn dhe Marselën. Por cilat janë dy vajzat që Ardit Gjebrea zgjodhi t’i ketë në krah, e shkuara dhe e tashmja e prezantues­ve që fituan famë të menjëhersh­me... NEVINA SHTYLLA, ISHMISSI QË U PËRFOL PËR SKENAT E NXEHTA NË KINEMA “Miss Shqipëria 2010”, Nevina Shtylla, para se të bëhej pjesë e “Tv Klan” si pasuese e Floriana Garos në programin “Jo vetëm modë” , ishte drejtuesja e programit “Next” në “Vizion Plus”. 2017- n mund ta konsideroj­më vitin e saj me fat, pasi ishte protagonis­te kryesore në filmin “Ti mund të më quash Xhon”. Ishte pikërisht ky film që e bëri pjesë të mediave me intervista të ndryshme, pasi foli për tabutë në kinema, një prej të cilave është puthja. Gjithsesi, sot vajza nga Korça nuk mund ta fshehë faktin që kurora e më të bukurës së Shqipërisë në vitin 2010 ishte trampolina për suksesin e saj në vazhdim. Zbulimi më i ri i saj është aktrimi, një eksperienc­ë që i ka ndryshuar rrjedhën e jetës dhe i ka hapur shumë dyer. Pjesëmarrj­a në filmin “Ti mund të më quash Xhon”, ku luante rolin e Lornës, një adoleshete­je me probleme, ishte një thyerje tabuje nga ana e saj, pasi pranoi skenat erotike në film. “Ishte një rol që përfshinte skena, si për shembull puthjet, që çuditërish­t ende quhen tabu për shqiptarët. Shpesh kam marrë komente të tipit: Nuk e kishin problem prindërit e tu këtë? Dhe përgjigjja ime ka qenë gjithnjë e njëjtë: Ndoshta prindërit e mi janë më me këmbë në tokë, madje më shumë sesa shumë të rinj në kohën e sotme. Puthja në kinematogr­afi është diçka shumë e zakonshme dhe ata e kuptojnë shumë mirë këtë. Sikurse e dinë se edhe në realitet, puthja nuk është diçka e ndaluar” është shprehur ajo në një nga intervista­t e saj. Sa për karrierën në televizion, ajo është shprehur se ndihet në vendin e duhur dhe të dëshiruar. “Moderimi ka qenë dashuria ime e parë, nga e cila ende nuk jam gati të ndahem, përkundraz­i uroj të hedh hapa të tjerë me përgjegjës­i edhe më të mëdha”, është shprehur ajo. Sa i takon pamjes, Nevina thotë se të vetmin produkt kozmetik që nuk e lë kurrë pas dore, është parfumi. ARJOLA SHEHU: VAJZA

MODESTE QË INTERVISTO­I NË STUDION E SAJ EDI

RAMËN Sezonin e kaluar televiziv, Arjola Shehu tërhoqi vëmendjen me intervista­t e saj në programin “Tek unë” në “In Tv”. Këtë sezon të ri e shohim në programin “Kush vjen për drekë”, ku fton në kuzhinën e saj dy personazhe të njohur çdo ditë, të cilët gatuajnë pjatat e tyre të preferuara. Po si hyri Arjola, kjo vajzë modeste, në botën e televizion­it? Para dy vitesh u shfaq si imazh i një kompanie celulare, duke u bërë dhe pjesë e televizion­it për të rinj. E kemi parë në fillim si vajza që jepte lajmet e showbiz- it, në rubrikën e saj “Life Stories”, dhe më pas tek emisioni “Tek unë”. Në divanin e saj ajo ka ulur shumë personazhe të rëndësishë­m të ekranit, nga figura të showbiz- it, artit dhe politikës. Nga intervista­t që ajo ka veçuar gjatë emisionit “Tek unë”, ishte ajo me Kryeminist­rin Edi Rama. “Për popullarit­etin që më solli, për emocionet që fitova, por edhe për vështirësi­në e saj, pa dyshim që do të ishte më e veçanta intervista me Kryeminist­rin e Shqipërisë”, është shprehur ajo. Ndërsa këtë sezon ish- in pikërisht vëllezërit Pandi dhe Bledi Laço, të cilët i propozuan që ajo të drejtonte emisionin më të ri në këtë televizion, “Kush vjen për drekë”. “Në fakt, nuk është fusha ime gatimi. Madje nuk ia them fare, megjithatë kjo e bën edhe më interesant­e, me situatat komike që krijohen në emision. ‘ Tv Klan’ më ka pritur shumë mirë, më ka lënë hapësirën për të cilën unë kam nevojë dhe jam përshtatur shumë shpejt në këtë televizion”, është shprehur ajo në një nga in- tervistat e saj. Pyetjeve për pamjen, Arjola u përgjigjet: “Nuk hyj në grupin e vajzave që e kaloj ditën në qendrat estetike. Përpiqem, kur kam mundësi, të kujdesem për veten, por rutina ime është: Një krem hidratues dhe zero make up”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania