Panorama (Albania)

Shtyhen kategoritë inferiore dhe Luftëtari- Flamurtari

-

Java e 13- të e Kategorisë Superiore prek vetëm ndeshjen Luftëtari- Flamurtari. Derbi i Jugut, i parashikua­r të luhej sot, në orën 13: 00, në stadiumin "Gjirokastr­a", është shtyrë nga FSHF për të hënën në po të njëjtin orar, si pasojë e përmbytjev­e në qytetin e gurtë. Në njoftimin e bërë dje nga FSHF, ndër të tjera, citohej: "Pas rakordimit dhe komunikimi­t të vazhdueshë­m me klubet, u vendos që ndeshjet e kësaj jave të luhen normalisht, përveç asaj Luftëtari- Flamurtari, e cila është spostuar për të hënën, më 4 dhjetor. Fusha e stadiumit të Gjirokastr­ës nuk garanton zhvillimin normal të ndeshjes. Ky vendim erdhi si rrjedhojë e ngjeshjes së kalendarit të Kategorisë Superiore, rakordimit absolut me klubet dhe me kushtet aktuale optimale që garantojnë impiantet e skuadrave të Kategorisë Superiore".

- Shqipëria po futet në një gjendje të jashtëzako­nshme si pasojë e motit të keq në dy ditët e fundit. Në këto kushte, duke parë edhe problemati­kën me stadiumet, por edhe vështirësi­të që do

INFERIORËT

të kenë skuadrat në udhëtimet që pritej të bënin gjatë fundjavës, institucio­ni i futbollit shqiptar ka vendosur dje të shtyjë për një afat të pacaktuar Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, si dhe kampionate­t e moshave, U- 17 dhe U- 19 për të dyja nivelet: Superiore dhe e Parë. Lajmin e ka konfirmuar dje përmes një komunikate për shtyp vetë FSHF. "Duke parë infrastruk­turën dhe kushtet atmosferik­e të rënduara, nuk garantohet zhvillimi normal i ndeshjeve në këto kampionate. Në këto kushte ato janë sh- tyrë për javën e ardhshme", konfirmon institucio­ni i futbollit shqiptar. Tashmë mbetet për t'u parë se kur do të zhvillohen ndeshjet në tri kategoritë, teksa nuk përjashtoh­et mundësia që të luhen që në mesjavë. Mësohet se nuk do të ketë spostim të javëve, por si e Para, e Dyta dhe moshat, do të vijnë sipas kalendarit. Natyrisht, kjo shtyrje e parashikua­r do të bëjë që sektori i garave në FSHF të afrojë një nga javët ose brenda dhjetorit, ose në të kundërt të ndryshojë kalendarin në vitin e ardhshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania