Panorama (Albania)

Nejmar: Brazili rifitoi respektin që meriton

- JETON STAMOLLA

Më mirë se kaq nuk mund të shkonte. Të paktën askush nuk do të akuzojë se në Moskë u përdor metoda e goglave të nxehta, sepse të gjitha kombëtaret e mëdha mund të jenë të kënaqura me kundërshta­ret e tyre.

Nuk ka grupe ferri ( ndoshta D- ja duket më i luftuari, Argjentinë, Islandë, Kroaci, Nigeri), rivalë të vështirë në rrugëtimin drejt finales së Kupës së Botës. Ditën e djeshme, 32 skuadrat e kualifikua­ra mësuan kundërshta­rët dhe grupet më interesant­e ishin ato që vinin përballë Portugalin­ë me Spanjën, Anglinë me Belgjikën dhe Argjentinë­n me Kroacinë. Gjermania do të ketë Suedinë dhe Meksikën, ndërsa të zotët e shtëpisë do të kërkojnë kualifikim­in ndaj Uruguait, Egjiptit dhe Arabisë Saudite. Pikërisht këta të fundit do të jenë kundërshta­rët që së bashku me Rusinë, do shkelmojnë topin e parë të këtij Botërori, në orën 17: 00 të 14 qershorit të vitit 2018.

FAZA FINALE

Por nëse grupet duken të kalueshme si të para në letër, për favoritet, kombëtaret e

Gjermani dhe Brazili janë dy ndër pretendent­et kryesore të Botërorit të verës së ardhshme. "Seleçao" ka ditur që të ringrihet nga disfata e rëndë në shtëpi, në vitin 2014, ku u keqtrajtua nga Gjermania dhe u eliminua në shifrat 7- 1, por diçka e tillë nuk do të ndodhë më. Për këtë garanton ylli, sulmuesi dhe kapiteni i Brazilit, Nejmar: "Të gjithë e kishim ëndërruar që Botërori në shtëpinë tonë të kishte shkuar në një mënyrë tjetër, por tashmë e kemi lënë pas atë histori. Ajo disfatë na shkundi të gjithëve dhe tashmë Brazili ka cilësitë dhe lojtarët, me të cilët ka rifituar shpejt respektin që i takon". mëdha duhet të tregohen të kujdesshme në përllogari­tjet e tyre në fazën në grupe, pasi mund të vihen kundër njëra- tjetrës, duke nisur që nga faza e 1/ 8- ave. Që në turin e parë eliminator mund të kemi një përballje mes Uru- guait nga Grupi A dhe Spanjës ( ose Portugalis­ë) në Grupin B. Grupi C dhe D mund të dhurojnë një nga ndeshjet më të forta të këtij turneu, si Francë- Argjentinë, pse jo një finale e parakohshm­e. Po ashtu mund të cilësohet edhe një duel mes Brazilit dhe Gjermanisë, që mund të rrjedhë nga përplasja mes Grupeve E dhe F, duke kujtuar se e para e Grupit E do të ndeshet me të dytën e Grupit F dhe kështu me radhë. Një duel emocionues mund të rridhte gjithashtu nga Grupet G dhe H, si Angli- Kolumbi, për shembull, e kështu me radhë... Gjithsesi, të gjitha këto përplasje të mundshme mund të evitohen nëse kombëtaret favorite do të jenë perfekte dhe do ta mbyllin në vendin e parë grupet e tyre, ose pse jo, mund të punojnë edhe paksa me "hile", duke bërë llogari, në mënyrë që nëse një favorite të përfundoja e dyta, edhe ata të ndjekin të njëjtën rrugë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania