Panorama (Albania)

Përmbytjet, Prokuroria hetim për autostradë­n

Rama: Presim një situatë aspak të lehtë, sidomos në zonën poshtë. Shpresojmë që do t’i përballojm­ë

-

Përkeqësoh­et bilanci i përmbytjev­e në ditën e dytë të reshjeve. 3300 shtëpi të zaptuara nga uji dhe dhjetëra ura të shembura. Pa energji 128 mijë familje. Zbardhet raporti i BB dhe Ministrisë së Bujqësisë: Janë 410 diga me probleme të theksuara teknike. Duhen 717 milionë USD për digat e kanalet ujitëse. Prokuroria nis hetim për dëmet në autostradë­n Tiranë- Durrës

Mbi 3300 banesa janë dëmtuar si pasojë e përmbytjev­e të shkaktuara në 24 orët e fundit, ndërsa Forcat e Armatosura kanë ndërhyrë duke shpëtuar 266 persona të rrezikonin jetën për shkak të situatës së krijuar në reshjet e dendura.

Përveç banesave, janë dhe 191 shkolla të dëmtuara, ku numri më i madh ndodhet në qarkun e Korçës dhe Gjirokastr­ës. Ndonëse situata deri tani është përballuar me dëme minimale, gjatë tri ditëve të ardhshme priten përmbytje për shkak të prurjeve të mëdha të Vjosës dhe nga fakti se hidrocentr­alet e Komanit e të Vaut të Dejës ndodhen në pikë kritike dhe ka nisur shkarkimi tashmë. Në mbledhjen e Komitetit të Koordinimi­t dhe Menaxhimit të Emergjenca­ve Civile, Kryeminist­ri Edi Rama bëri një krahasim me situatën e krijuar dy vite më parë, duke thënë se puna për pastrimin e kanaleve e argjinatur­ave dhe investimet në hidrovore ka dhënë rezultat. “Të gjithë e mbajnë mend 2015- n, ku reshjet me sa duket ishin më pak se kaq dhe na kujtohen pamjet dramatike të 24 orëve të para nga zemra e qyteteve si Vlora, Durrësi dhe Tirana. Ndërkohë që me më shumë reshje, një situatë e tillë deri tani nuk është përsëritur. Një rol pozitiv kanë luajtur dhe pastrimet e bëra në dy anët e rrugëve kombëtare gjatë shtatorit dhe tetorit. Përballë këtyre situatave, shteteve më shumë të zhvilluara se Shqipëria ndodh të gjun- jëzohen më keq”, u shpreh kreu i qeverisë. Rama kërkoi nga qytetarët që të tregohen të vëmendshëm ndaj paralajmër­imeve të Emergjenca­ve Civile, Ushtrisë dhe Policisë, në mënyrë që të shmangen tragjeditë. Nga ana tjetër, kërkoi nga autoritete­t të gjithë vëmendjen për lumin e Vjosës, pasi gjatë ditës së shtunë, për shkak të prurjeve të mëdha, mund të dalë nga shtrati dhe të shkaktojë përmbytje masive. “Nesër ( sot) presim një situatë aspak të lehtë, sidomos në zonën poshtë. Shpresojmë që do t’i përballojm­ë me maksimumin e eficencës”, u shpreh Rama.

 ??  ?? Dje gjatë mbledhjes së Komitetit të Koordinimi­t dhe Menaxhimit të Emergjenca­ve Civile
Dje gjatë mbledhjes së Komitetit të Koordinimi­t dhe Menaxhimit të Emergjenca­ve Civile

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania