Legalizimet, pronarët marrin 10 milionë USD
Zbardhen 4 vendimet e qeverisë. Fondi rekord i kompensimit, në dhjetor ndahen 10 milionë USD. Legalizohen edhe 1922 ndërtime pa leje në 12 qar qe
Qeveria duket se do të shpenzojë të gjithë fondin për kompensimin e pronarëve në muajin e fundit të vitit. Në katër vendime, brenda një mbledhjeje janë vendosur të legalizohen ndërtime në të 12 qarqet e vendit dhe të kompensohen pronarët, tokat e të cilëve janë zaptuar.
Gazeta zbardh të katër vendimet dhe sa tapi do ndahen në të 12 qarqet e vendit. Bumi i legalizimeve dhe kompensimeve të pronarëve vjen në fund të vitit, kur fondet për ish- pronarët nuk janë përdorur. Sidoqoftë, lajmi është i mirë vetëm për pronarët, tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje, pasi për pronarët që presim kompensim për pronat e zaptuara nga qeveria komuniste para viteve 1990, nuk ka akoma asnjë vendim të ri.
LEGALIZIMET
Në tri vendime, qeveria ka parashikuar të legalizojë 1922 parcela. Bëhet fjalë për ndërtime pa leje dhe përfshijnë të gjithë zonat e vendit nga Shkodra deri në Vlorë. Qarku me më shumë shtëpi dhe ndërtime që legalizohen është ai i Durrësit, ku përf- shihen qytetet e Durrësit dhe Krujës. Në këtë qark ndahen 653 tapi. Për qarkun e Tiranë, ku përfshihet edhe Kavaja, si dhe zonat e Kamzës apo Paskuqanit, do ndahen 406 tapi. Në vend të tretë është qarku i Elbasanit, ku përfshihen qytetet e Elbasanit, Gramshit, Librazhdit dhe Peqin. Në total, në këtë qark do jepen 349 tapi. Gazeta po boton tabelën e përmbledhur me të tri vendimet e qeverisë për legalizimin, bashkë me tapitë që do ndahen për çdo qark. Në total toka e zënë që do të legalizohet është 610 mijë metra katrorë. Pjesa më e madhe është tokë shtetërore.
KOMPENSIMI I PRONARËVE
Për çdo vendim legalizimi, qeveria do të ndajë edhe paratë për pronarët që u ësh- të zënë toka. Në tri vendimet e legalizimeve parashikohet të kompensohen 668 milionë lekë ose rreth 6.6 milionë USD. Në total do të kompensohen 116 mijë metra katrorë tokë e zaptuar nga ndërtuesit pa leje. Në një vendim të veçantë, qeveria ka kompensuar me rreth 3.5 milionë USD pronarët e tokave të zënë në, "Tiranë, Kamëz, Vorë, Elbasan, Dur- rës, Vlorë dhe Shkodër". Në total, nga të katër vendimet, fondi i kompensimit të pronarëve është rreth 1,1 miliardë lekë dhe toka e zënë kap një sipërfaqe prej 142 mijë metrash katrorë. Mesatarisht, qeveria i kompenson pronarët me 7100 lekë/ m2, por kjo shifër varion sipas qyteteve dhe zonave ku është vendosur ndërtimi zbatues pa leje.