“Dueli” për postin e dekanit te Filologjiku, Laçi letër Nikollës: Po manipulohet
“U tentua të ndryshohej rezultati i zgjedhjeve, KIZ po kërkon të vërë në diskutim formulën e llogaritjes së votave të studentëve”
Ende pa u thënë fjala e fundit nga Komisioni Institucional i Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës ( KIZ), profesori Sabri Laçi, kandidat për postin e dekanit në Fakultetin e Histori- Filologjisë, i shpallur fitues nga Komisioni i Zgjedhjeve ( KNF), i është drejtuar me një letër të hapur ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Duke vënë në dijeni edhe Kryeministrin Rama, Laçi lëshon akuza ndaj të dyja komisioneve për tentativë të manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve ende pa nisur procesi. “KIZ përjashtoi në mënyrë arbitrare në kundërshtim me ligjin një pedagog, personel akademik me kohë të plotë nga pjesëmarrja në zgjedhje. Gjatë zgjedhjeve përfaqësues të KIZ u kanë bërë presione studentëve që të mos marrin pjesë në zgjedhje, duke krijuar tension. Ndërkohë që me fillimin e procesit u verifikua se KZF u ka dhënë pedagogëve fletë studentësh për të votuar, duke i shpallur më E nderuar Zonja Ministre, Unë që po ju shkruaj jam Sabri Laçi, profesor në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, kandidat për postin e dekanit të fakultetit, i shpallur fitues pas përmbylljes së numërimit të votave nga KZF ( Komisioni i Zgjedhjeve në FHF). Po Ju drejtohem për t’ju vënë në dijeni të disa ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur gjatë këtij procesi, të cilat mendoj se kanë rëndësi jo vetëm për fakultetin tonë, por për gjithë sistemin universitar. Kur vendosa të futem në garë, mendova se po hyj në një proces të ndershëm zgjedhor universitar, i bindur se pedagogët dhe studentët meritojnë standarde zgjedhore të larta dhe një proces që do të ndikonte pozitivisht në të ardhmen e institucionet tonë arsimor. Bëra një garë të ndershme i bindur se institucionet që garantojnë zgjedhjet do të ishin garanci për ruajtjen e standardeve të zgjedhjeve. Fatkeqësisht këto institucione nuk e bënë një gjë të tillë. Si KZF, ashtu edhe KIZ ( Komisioni Institucional zgjedhor), u përfshinë në tentativën për manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve që pa nisur procesi. KIZ përjashtoi në mënyrë arbitrare në kundërshtim me ligjin një pedagog, personel akademik me kohë të plotë nga pjesëmarrja në zgjedhje. Gjatë zgjedhjeve, përfaqësues të KIZ u kanë bërë presione studentëve që të mos marrin pjesë në zgjedhje, duke krijuar tension. Ndërkohë, që me fillimin e procesit u verifikua se KZF u ka dhënë pedagogëve fletë studentësh për të votuar, duke i shpallur më pas vota të tilla si të pavlefshme. I njëjti komision largoi në kundërshtim me ligjin vëzhguesit nga procedura e numërimit të votave dhe më pas, kur e panë që rezultati ishte në favorin tim, bllokuan procesin, i cili u zhbllokua pas angazhimit të përfaqësuesve të Forumit për Autonominë Universitare dhe Liritë Akademike, të cilët e gdhinë natën në fakultet në mbrojtje të votës së kolegëve dhe studentëve.
Pasi dështoi tentativa për manipulimin e procesit zgjedhor në KZF, KIZ, si gjithnjë konsekuente në përpjekjet për deformimin e procesit zgjedhor, është mbledhur pa dijeninë e kandidatëve dhe të përfaqësuesve të tyre si vëzhgues dhe po tenton të vejë në diskutim mandatin, fillimisht përmes rinumërimit, i cili ka konfirmuar saktësisht kandidatin fitues. Tani po kërkojnë të venë në diskutim formulën e llogaritjes së votave të studentëve, e cila është përcaktuar saktësisht në Rregulloren e Zgjedhjeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, e zbatuar në zgjedhjet e mëparshme.
E nderuara ministre. Duke besuar plotësisht në ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë Tuaj në garantimin e votës së lirë të pedagogëve dhe studentëve, Ju lutem ndërhyni që të paktën, në universitet të mos përhapet dukuria e shkatërrimit të procesit zgjedhor. Me konsideratën më të lartë Prof. Dr. Sabri Laçi pas vota të tilla si të pavlefshme”, thuhet në letër. Laçi ka kërkuar ndërhyrje nga ministrja e Arsimit, pasi sipas tij, po tentohet që të tjetërsohet edhe formula për llogaritjen e votave të studentëve. Zgjedhjet për dekanin e ri në Fakultetin e Histori- Filologjisë u mbajtën më 7 dhjetor. Problemet nisën gjatë procesit të numërimit të votave, i cili u ndërpre disa herë, duke sjellë bllokim dhe tension në radhët e mbështetësve të dy kandidatëve në garë. Për 36 orë me radhë anëtarët e komisionit, dhe jo vetëm, mbeten të ngujuar pa prodhuar një rezultat. Vetëm të premten, Komisioni i Zgjedhjeve në Fakultetin e Histori- Filologjisë i dha fitoren Laçit përballë kandidates tjetër në garë, Aljula Jubani. Diferenca e ngushtë në vota ishte ajo që ngjalli përplasjen e të dyja palëve dhe kontestimin e procesit. Sot pasdite pritet që KIZ të shpallë edhe emrin e fituesit.
Pasi dështoi tentativa për manipulimin e procesit zgjedhor në KZF, KIZ, si gjithnjë konsekuente në përpjekjet për deformimin e procesit zgjedhor, është mbledhur pa dijeninë e kandidatëve dhe të përfaqësuesve të tyre si vëzhgues dhe po tenton të vejë në diskutim mandatin, fillimisht përmes rinumërimit, i cili ka konfirmuar saktësisht kandidatin fitues. Tani po kërkojnë të venë në diskutim formulën e llogaritjes së votave të studentëve