"Ramiz Alia sabotoi lidhjen me Shtrausin e Bavarisë"
Sokol Hoxha: Babai më tha pse Gjermania e do Shqipërinë
Në përfundim të rrëfimit të tij, Sokol Hoxha tregon sabotimin që Ramiz Alia i bëri lidhjes që Enver Hoxha donte të bënte me Gjermaninë në vitin ' 82, pas vdekjes së Mehmet Shehut.
Sipas tij, Enver Hoxha kërkonte lidhjen me Gjermaninë sepse ajo e donte Shqipërinë dhe Kosovën sepse kishte tendenca antisllave.
Shumë është folur për refuzimin e Shqipërisë për propozimin gjerman të Shtrausit të Bavarisë. Si kanë rrjedhur gjërat?
Ardhja e Shtrausit nuk ishte e rastësishme, por iniciativë e tim eti, që të fillojnë negociatat e hapjes së Shqipërisë drejt Perëndimit. Im atë u kujdes edhe për protokollin e pritjes, i cili doemos nuk duhet të ishte i rangut më të lartë për arsye të ideologjisë. Gjithçka u përgatit për t'u realizuar mirë në ' 82, por u zvarrit dhe u sabotua krejt pas vdekjes së babait.
Pse nuk e takoi Enver Hoxha Shtrausin atëherë?
Teknikisht për arsye protokollare, sepse Enver Hoxha ishte i linjës partiake ideologjike, ndërsa Shtrausi ishte kryeministër i Bavarisë. Ndërkaq im atë ishte i vendosur për lëshimet e duhura ideologjike, të cilat në linjën protokollare përkatëse bëheshin automatikisht, pra një rrugë e dy punë.
Cila ka qenë porosia e Enverit për Ramizin në lidhje me Shtrausin?
Në ' 84 ai ndiente zvarritjen deri në sabotim: "Kjo punë u zgjat shumë". Një ditë tjetër dëgjova nga goja e tij vendimin më të rëndësishëm të viteve të fundit të jetës. "Lipset që ideologjia dhe Kushtetuta të mos dalin pengesë".
Çfarë kishte kërkuar Shtrausi?
Kryesisht rikthimin e fesë, ndërkohë që Shqipëria pretendonte reparacionet e luftës.
Me siguri Ramizi, para se të takonte Shtrausin, ka kaluar nga zyra e Enverit, apo jo? Po, patjetër. Ju mendoni që po të kishte jetuar Enver Hoxha, do të ishte realizuar marrëveshja me Shtrausin?
Ky ishte objektivi i Enver Hoxhës.
Do të pranonte Enver Hoxha që feja të kthehej në Shqipëri si kusht i vënë nga Shtrausi?
Duhet të dallojmë qartë pozicionin e tim eti në lidhje me fenë. Ai ishte kundër aplikimit institucional fetar, por nuk mund të ishte kundër që njerëzit të besonin në brendinë e tyre. Tjetër gjë është se situata u bastardua nga denoncimet që janë bërë ndaj njëritjetrit. Jo vetëm se njoh këtë predispozitë të babait, por siç thashë, ai kishte premtuar që do bënte çdo lëshim qoftë edhe ideologjik për të nxjerrë Shqipërinë nga varfëria duke ruajtur fort kryesisht pavarësinë e saj.
Pra, ju thoni se atë marrëveshje nuk e ka sabotuar babai juaj?
Jo.
Po kush e ka sabotuar?
E ka sabotuar Ramiz Alia, duke prishur imazhin e Sh- qipërisë dhe të Enver Hoxhës, pasi këto ishin pasqyrime të njëra- tjetrës në atë kohë. Pra, dëmtoi Enver Hoxhën dhe vetë Shqipërinë prej tendencave pro sllave të tij, ndërsa Gjermania njihej për tendenca antisllave. Pikërisht për këtë të fundit, babai i besoi Gjermanisë. E kam pyetur pse nuk lidheshim me Francën, duke pasur parasysh kulturën frankofone të tij. Ai m'u përgjigj: "Do të lidhemi me Gjermaninë, sepse ajo e do Shqipërinë dhe Kosovën".
Pse ta ketë sabotuar Ramiz Alia këtë çështje?
Si boshnjak, vazhdimisht ka dëshmuar për bazament pro sllav. Në qoftë se ju keni vënë re, jo vetëm për të kaluarën, por edhe sot çdo akuzë që ngrihet ndaj Ramiz Alisë do të mbyllet, çdo situatë do të transformohet prej lobit përkatës.
Le të kthehemi dhe një herë, pse për Enver Hoxhën hapja me Gjermaninë ishte shumë e rëndësishme?
Prej vitesh, sidomos pas prishjes me Kinën, ai kishte merakun për hapjen e Shqipërisë siç ma ka thënë vetë, por pa sukses. E lanë vetëm. Më mbrapa mua më vërtetohen gjithçka që më ka thënë im atë për rrethanat ndërkombëtare izoluese, si dhe për veprimtarinë e Ramiz Alisë. Marrim për shembull Andreotin, kur foli këtu në televizionin shqiptar "Klan". E citoj: "Se Shqipëria e bëri hapin e saj kur doli nga Traktati i Varshavës, por Perëndimi nuk bëri asnjë hap dhe e la të izoluar këtë vend".
Në ' 84 ai ndiente zvarritjen deri në sabotim: "Kjo punë u zgjat shumë". Një ditë tjetër dëgjova nga goja e tij vendimin më të rëndësishëm të viteve të fundit të jetës. "Lipset që ideologjia dhe Kushtetuta të mos dalin pengesë"