Sejko: Ekonomia është rritur, bankat më aktive në kreditim
“Bankat me likuiditet të qëndrueshëm, kreditë e këqija u ulën”
Sejko tha se zhvillimi pozitiv i ekonomisë ka rritur besimin për sistemin financiar. Për sistemin bankar, guvernatori Sejko pohoi se në 2017- n u karakterizua në drejtim të zgjerimit dhe u kërkoi bankave që për vitin e ardhshëm të jenë më aktivë ndaj kreditimit. “Pasi jemi njohur edhe me objektivat e shpallur nga ana e ekzekutivit për vitin 2018, kuptohet se bëhet fjalë për një vit të ri tejet sfidues, si nga këndvështrimi i gjallërimit të mëtejshëm të ekonomisë, ashtu edhe për sa i takon forcimit të mëtejshëm të stabilitetit financiar të vendit. Në optikën e Bankës së Shqipërisë, prioritete konstante përgjatë gjithë vitit 2018, ashtu si edhe në 2017, do të vazhdojnë të jenë: Garantimi i një ambienti makroekonomik të qëndrueshëm, me inflacion nën kontroll, me tregje likuide, me volatilitet të ulët. Ne besojmë se gjallërimi i mëtejshëm i ekonomisë krijon një ambient më miqësor për kreditimin e ekonomisë. Për më tepër, ne do të këm- PËR QIND është ulur niveli i kredive me probleme sipas guvernatorit Sejko. Nga 18,23 për qind, aktualisht është në nivelin e 14,4 për qind. Depozitat në terma vjetorë janë rritur 2,7 për qind bëngulim me më shumë forcë për zbatimin e programit të përbashkët për uljen e kredive me probleme. Nga ky këndvështrim, presim që edhe sistemi bankar të jetë më proaktiv në drejtim të kreditimit të ekonomisë”, u shpreh Sejko. Duke iu referuar të dhënave të 10- mujorit, guvernatori tha se situata në sistemin bankar shfaqet e qëndrueshme, ndërsa veçoi uljen e kredive të këqija nga 18 për qind në 14 për qind. “Situata e likuiditetit shfaqet e qëndrueshme, ndërkohë që treguesit e tij vijojnë të jenë në nivele të kënaqshme. Në terma vjetorë, baza e depozitave ka shënuar rritje me 2.7%, duke manifestuar lëvizje në strukturë sipas maturitetit. Ndër zhvillimet më të spikatura të vitit që po mbyllim, do të veçoja uljen e raportit të kredive me probleme në nivelin 14.4%, krahasuar me nivelin 18.23% në fund të vitit të kaluar. Tashmë, pas një periudhe relativisht të suksesshme, duket se plani i koordinuar, që ndërmorëm bashkërisht për uljen e kredive me probleme, i ka dhënë rezultatet e shumëpritura”, tha Sejko. Guvernatori pohon se për deeuroizimin e ekonomisë shqiptare plani i masave nis në 2018- n. “Masat, që bashkërisht kemi ideuar, do të hyjnë në fuqi në gjysmën e parë të vitit 2018. Për rrjedhim, na duhet që po bashkërisht të përpiqemi të maksimizojmë rezultatet e pritshme, duke i përkthyer ato në praktikë në një besim dhe përdorim më të madh të monedhës kombëtare në ekonomi”, përfundoi Sejko.