Panorama (Albania)

Janullatos: Pasardhësi im do të jetë shqiptar

“Duam ura miqësie, të tjerë duan të krijojnë tensione në Ballkan”

- ARISTIR LUMEZI

Kryepeshko­pi i Kishës Ortodokse autoqefale shqiptare, Anastas Janullatos, tha se vendin e tij do ta zërë një klerik shqiptar.

Në një intervistë për televizion­in grek “Skai”, kryepeshko­pi shprehet se misioni i tij ishte të ringrinte Kishën autoqefale shqiptare. “Unë vetë jam shumë vite atje. Shikoni. Nuk kemi guximin të shikojmë ngjarjet me sytë e tjetrit. E imagjinoni ne të kishim një gjë të tillë, a do të pranonim për shumë vite dikë nga Bullgaria, apo nga Serbia në krye të Kishës? Jo, unë e quaj tepër të logjikshme që pasardhësi do të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam atje të krijojmë një koloni. Shkuam të krijojmë një Kishë autoqefale Ortodokse të Shqipërisë. Shumë kujtojnë se Shqipëria është si Kisha Ortodokse e Kretës, e cila i takon Kishës së Stambollit”, tha kryepeshko­pi i Shqipërisë, Anastas. Sipas tij, Kisha Ortodokse nuk mban anën e asnjë partie politike. “Kisha Ortodokse e Shqipërisë nuk është me asnjë parti politike, nuk ngatërrohe­t përgjithës­isht në politikën e vendit, por çdo ortodoks është një anëtar përgjegjës, një qytetar që duhet të ketë rol dhe pozicionim për problemet e ndryshme”, ka thënë më tej ai. Kryepeshko­pi ka treguar edhe marrëdhëni­et që ka me Edi Ramën, për të cilin tha se nuk bie dakord për të gjitha çështjet. “Me zotin Rama jam njohur që kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, komunikoj lehtësisht me të, por edhe me gjithë të tjerët. Për shumë gjëra mund të mos biem dakord, por kemi një dialog. Dhe unë e them se mënyra më e mirë në një marrëdhëni­e është dialogu. Dialogu nuk është gjithmonë i lehtë, por në momentin që Shqipëria do të bëhet anëtare e familjes europiane, dyshimet nuk ndihmojnë për mirë”, tha Janullatos. Duke bërë një përshkrim të vështirësi­ve, por dhe të punës kolosale në këto 25 vite që ndodhet në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, kryepeshko­pi Anastas tha se në vitet e para gjeti shumë mosbesim te shqiptarët që kishin dalë nga një regjim komunist ku besimi fetar ndalohej me Kushtetutë. “Në vitet e para në Shqipëri kishte një frymë mosbesimi dhe mendova që të gjithë ata shqiptarë që kishin një vend qendror në jetën e vendit, dhe u rritën me propagandë­n se nuk ka Zot, si do të besojnë një njeri të Zotit që beson dhe u thotë se ka Zot, i cili e do popullin dhe do të punojë për popullin. Kjo në fillim u dukej si përrallë dhe e pabesueshm­e. Dhe unë thashë, përqafo realitetin, bëj atë detyrim që ke për të bërë dhe populli do të shohë të vërtetën, ndoshta me vonesë, por do të dalë e vërteta. Dhe tani pas 25 vitesh më njohin, më ndjekin, e dinë që vuajtja ime është në veçanti respekti mes dy popujve, shqiptar dhe grek. Më shumë dyshues kanë qenë shqiptarët e Amerikës, të cilët gjatë gjithë jetës kanë pasur shqetësimi­n e përplasjev­e në Ballkan dhe tani e dinë shumë mirë pozicionin tim”, tha Janullatos. I pyetur nëse ka një plan për të zhdukur helenizimi­n në Shqipëri, kryepeshko­pi tha se nuk beson në një plan të tillë. “E vështirë të thotë dikush se ka një plan të tillë. Mund edhe të ketë dhe të mos ketë, nuk është ky problemi. Problemi është se nga fshatrat greke janë larguar njerëzit dhe fshatrat janë të shkretë. Sëmundja nuk është vetëm e jashtme, por edhe nga anë të tjera. Çështja është se si ata që kanë lindur atje, të rriten dhe të veprojnë atje, sepse nëse ikim nga fshati i lindjes dhe të fillojmë të thërrasim që të tjerët na urrejnë, është një zgjidhje e lehtë, por nuk është e vërteta. Siç mund të ketë njerëz që të mos e duan këtë. Siç edhe ne themi për çështjet greke që të gjithë grekët janë njëlloj, edhe këtu nuk janë vetëm shqiptarët. Nuk mund të them më shumë para kamerave. Ne jemi për të vendosur ura miqësie dhe bashkëpuni­mi mes dy popujve, ka të tjerë që duan të krijojnë tensione në Ballkan”, tha Janullatos.

 ??  ??
 ??  ?? Kryepeshko­pi i Kishës Ortodokse autoqefale shqiptare, Anastas Janullatos
Kryepeshko­pi i Kishës Ortodokse autoqefale shqiptare, Anastas Janullatos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania