Panorama (Albania)

Kryeprokur­orja e re, Rama kundër Kryemadhit: Po të kishte integritet, refuzonte

- Luan Rama

Zëvendëskr­yetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka reaguar kundër qëndrimeve të mbajtura nga kryetarja e kësaj force politike për Kryeprokur­oren e re, Arta Marku. Në një qëndrim në “Facebook”, Luan Rama shpjegon se është kundër qëndrimeve të mbajtura nga Kryemadhi lidhur me Markun, duke mos e gjykuar atë vetë personalis­ht, por praktikën sipas së cilës u zgjodh. Rama shton se Kryeprokur­orja e re, Arta Marku ka përgjegjës­itë e saj pasi me vetëdije, u bë pjesë e lojës politike të Partisë Socialiste për të deformuar Reformën në Drejtësi. “Nuk jam dakord me ju zonja Kryemadhi! Që prej votimit antikushte­tues në Kuvendin e Shqipërisë, kur zonja Arta Marku u caktua si prokurore zëvendësue­se e Prokurorit të Përgjithsh­ëm e në vijim, ju kam dëgjuar në të gjitha prononcime­t tuaja publike të shpreheni se, “nuk jemi kundër Artës e nuk kemi gjë me të, por me praktikën antikushte­tuese dhe antiligjor­e që u ndoq nga ana e Partisë Socialiste”. Më lejoni, zonja Kryemadhi, t’ju shpreh objeksione­t e mia, përkatësis­ht edhe kundërshti­min tim ndaj këtij qëndrimi të shprehur nga ana juaj, pasi zonja Arta Marku, me apo pa vetëdije, u bë pjesë e lojës politike të Partisë Socialiste për të deformuar e penguar Reformën në Drejtësi dhe pranoi të zëvendësoj­ë Prokurorin e Përgjithsh­ëm, e mbështetur vetëm nga votat e urdhëruara të Kryeminist­rit dhe klanit të tij”, sqaron Rama. Sipas zëvendëskr­yetarit të LSI- së, një prokuror me integritet dhe një profesioni­st karriere nuk do të pranonte të merrte një detyrë në kundërshti­m me Kushtetutë­n. “Një prokuror me integritet qytetar dhe profesiona­l, një profesioni­st që karrierën e bazon në zotësitë profesiona­le dhe jo në konjuktura­t politike, një jurist që i falet vetëm ligjit dhe jo urdhrit politik, nuk do të pranonte të caktohej në një detyrë në kundërshti­m me Kushtetutë­n dhe përmes një procesi krize dhe konflikti politik”, sqaron zëvendëskr­yetari i LSI- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania