Panorama (Albania)

Adi Krasta injoron Luis Ejllin, u soll me të, në skenën e Festivalit, sikur të mos ekzistonte

-

Mbrëmë përfundoi mbrëmja e parë e Festivalit të 56të të Këngës në RTSH, një natë e gjatë me regji të Pali Kukes, që u hap me të madhin Ricardo Cocciante, i cili përcolli për publikun shqiptar hitin e tij “Margarita” dhe një duet me këngëtaren shqiptare Elhaida Dani. Moderatori dhe autori i festivalit Adi Krasta prezantoi në skenë 11 këngë të interpretu­ara nga këngëtarët më me emër të muzikës shqiptare, të cilët i ftoi në skenë bashkë me 11 personazhe nga fusha të ndryshme. Në skenën e Pallatit të Kongreseve, në natën e parë, u rikthyen emrat BIG të muzikës së lehtë, si: Elton Deda, Eugent Bushpepa, Bojken Lako, Manjola Nallbani, Redon Makashi, Mariza Ikonomi, vëllezërit Stefi dhe Endri Prifti, Voltan Prodani, Luis Ejlli e Rezarta Smaja. Por tek çifti i fundit bëri përshtypje diçka, që edhe pse ishin vetëm dy këngëtarë, u përmend vetëm emri i Smajës para dhe pasi ata inpretuan këngën e tyre “Ra një yll”. Nuk dihet, nëse ishte një lapsus apo i qëllimtë fakti si në prezantim, ashtu dhe në përcjellje që Adi Krasta nuk e përmendi për asnjë moment Luis Ejllin, i zili ka qenë një talent i zbuluar pikërisht prej tij dhe Pali Kukes gjatë talent show- t “Ethet e së premtes mbrëma”. Nata e parë e festivalit, siç e patë, u dedikohej emrave të famshëm, ndërkohë që nata e dytë, mbrëmë, ishte vazhdimi i spektaklit të natës së parë me këngë të reja, por edhe të ftuar e surpriza të reja. Sikurse lajmëroi drejtuesi Krasta, nata e dytë u kushtohej të rinjve dhe me Krastën bashkëprez­antuan disa prej drejtuesve në vite.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania