KQZ: Fufi nuk preket nga dekriminalizimi, ka deklaruar hetimin
Ish- deputeti i larguar nga Partia Demokratike, Mhill Fufi, nuk është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe, për rrjedhojë, ai nuk rrezikon postin e drejtorit të Transportit Rrugor në qarkun e Lezhës. KQZ vendosi që deputeti Fufi nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të ligjit të dekriminalizimit. Nga hetimi i Prokurorisë, ka rezultuar se Mhill Fufi nuk ka fshehur dënime brenda apo jashtë vendit. Sipas sekretarit të përgjithshëm të KQZ- së, Ylli Merkaj, Mhill Fufi ka deklaruar se ka qenë në hetim nga Prokuroria shqiptare për akuzën “shfrytëzim prostitucioni”, por për të është pushuar çështja. “Ai ka qenë i ndaluar nga Prokuroria e rrethit Kurbin dhe ajo e Tiranës për veprën penale ‘ shfrytëzim prostitucioni’, por për të dy rastet është vendosur pushimi i procedimit penal. Gjithashtu, nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është marrë vendimi se zoti Mhill Fufi është i padënuar nga Gjykata shqiptare. Zoti Fufi ka bërë një ndryshim- korrigjim në emër nga ‘ Mëhill’ në ‘ Mhill’”, ka thënë Merkaj. Ndërkohë që nga materiali i Prokurorisë theksohet se:” Sektori i Verifikim të Integritetit me shkresat nr. 158 prot., datë 10.02.2017, 158/ 3 prot., datë 02.03.2017, 1284/ 8 prot., datë 22.02.2017 i është drejtuar me kërkesa Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol, e cila ka kthyer përgjigje se gjurmët daktiloskopike të z. Mhill Fufi nuk ndodhen të regjistruara në databazet kriminale të shteteve pjesë e Interpolit”. Edhe ish- deputeti i PDIU- së, Omer Mamo, ka rezul- tuar i padënuar nga verifikimi i shenjave të gishtërinjve. “Sektori i Verifikimit të Integritetit me shkresën nr. 1262/ 1 prot., datë 22.12.2016 i ka kërkuar informacion Zyrës Kombëtare Europol, e cila me shkresën nr. 1001/ 1/ K prot., datë 30.12.2016, informon se në sistemin SIENA nuk rezulton që z. Omer Mamo të jetë në kërkim apo të ketë kryer një vepër penale”, thuhet në materialet e Prokurorisë.