Pronat, 1890 emrat që përfitojnë kompensim
ATP njofton çeljen e aplikimeve për 1890 pronarë që kompensohen nga tokat e zëna prej ndërtimeve pa leje. Afati e dokumentet që duhen
Janë rreth 1890 pronarë, toka e të cilëve është zënë nga ndërtimet pa leje, të cilët kanë mundësi të kompensohen. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka njoftuar dje çeljen e aplikimeve për fondin e vënë në dispozicion nga ALUIZNI.
Duke nisur nga data 11 janar, qytetarët që kanë emrin në listë mund të paraqiten në ATP për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm. "Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituese do të fillojë më datë 11.01.2018 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë", thuhet në njoftimin që mban firmën e drejtoreshës së ATP- së, Jonida Baçi.
DOKUMEN ® TET
Përveç kërkesës që duhet të plotësojnë, pronarët duhet të dorëzojnë dëshminë e trashëgimisë, prokurën e posaçme të nënshkruar nga të gjitha anëtarët që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre. "Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar, apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individ- uale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 lekë, pavarësisht se i përket së njëjtës pasuri së paluajtshme", specifikohet në njoftim. Nga qytetarët kërkohet po ashtu, vërtetim origjinal i lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare, fotokopje e dokumentit të identifikimit si edhe mandat pagese, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën e 2 mijë lekëve. Vlen të theksohet se ata të cilët kanë aplikuar më parë dhe nuk kanë përfituar për shkak të mungesës së një apo më shumë dokumenteve, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto familje nuk do të kenë detyrimin për të riparuar tarifën e shërbimit nëse vërtetojnë që e kanë kryer më parë.
PAGESAT
Më herët, për familjet që prekeshin nga procesi i legalizimit shpërndaheshin 4 këste shpërblimi, në masën 57 % të vlerës së pronës dhe për pjesën e mbetur të pagesës u duhej të viheshin në radhë pritjeje. Tanimë, ata do të kenë mundësi që të marrin 70 për qind të vlerës. Në këtë mënyrë, detyrimi që i mbetet agjencisë përkundrejt tyre, reduktohet në masën 30 për qind.