Igli Tare: Milinkoviç, goditja e karrierës, Kavani, pengu im
“De Vraj nuk largohet as për Barcelonën dhe as për Interin”
De Vraj, MilinkoviçSaviç dhe… Kavani. Flet Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, i cili mes së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes, zbulon prapaskena interesante dhe zbardh vendime të rëndësishme: “De Vrij ( në skadencë kontrate dhe i ndjekur nga klube të rëndësishme: Barça e Interi mbi të gjithë) në fund do qëndrojë, do e shikoni”, ka deklaruar, në fakt, Tare për “RadioSei”, duke bërë zyrtar lajmin e shumëpritur nga tifozëria bardhekaltër.
“Goditja ime më e mirë? Mbetet pa dyshim Milinkoviç- Saviç. Jo vetëm sepse është një prej talenteve më të forta në qarkullim, por edhe sepse e binda të mbante premtimin që më pati bërë në fillim. Ndërsa pengu është Kavani, por në atë peri- udhë nuk ishin kushtet e duhura ‘ politike’ që të kalonte te Lacio”.
RINOVIMI ME LACION - “Rinovimi im”, ka vijuar më pas Tare, do jetë një formalitet. Është mendimi i fundit që më kalon në kokë, mes meje dhe presidentit Lotito ka respekt dhe besim reciprok. Më është dashur të mësoj gjithçka vetë, nuk ka qenë e lehtë sepse nuk kisha eksperiencë e mbi të gjitha, askush nuk besonte tek unë. Merita është e Lotitos, që pa më larg se të tjerët duke më besuar këtë rol. Kanë qenë pikërisht kritikat, ato që më kanë shtyrë përpara, unë jam i ndërtuar kështu: sa më shumë më sulmojnë, aq më shumë karikohem. Në Romë duhet të përballesh me gjithçka, është thelbësore që ambienti të jetë i bashkuar. Kritikat janë të rëndësishme, por gjithmonë nëse janë kon- struktive, por është e gabuar të sulmosh atë që punon me kokën ulur. Edhe kjo bën të hedhësh hapin cilësor. Isha i vetëdijshëm që herët a vonë do mblidhja frytet e punës sime. Kjo me siguri është Lacio më e fortë që kam ndërtuar në dhjetë vitet e mia si drejtues në këtë klub, por nuk duhet të shpërqendrohem sepse duhet punë për të arritur objektivat.”