Meta: Të hapim negociatat me BE, koha për dialog
“S’kemi luksin ta humbasim këtë mundësi të re për negociatat”
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i bën thirrje qeverisë dhe Kuvendit, të kryejnë siç duhet detyrat e tyre, në kohën kur vendi ka hyrë në një gazë të rëndësishme për integrimin në BE.
Në një intervistë për gazetën “Albanian Daily News”, Meta ka folur edhe për pritshmëritë që ka në vitin 2018 dhe rëndësinë që ka për të ardhmen europiane të vendit dhe për një dialog mes forcave politike.
Cilat janë pritshmëritë tuaja për zhvillimet politike në vitin 2018?
Interesi më i lartë dhe i mirë i vendit janë: stabiliteti, forcimi i sigurisë kombëtare dhe pavarësia e institucioneve. Kjo është, gjithashtu, pritmëria ime si President dhe thirrja ime e fortë për të përmbushur këto interesa nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit të vërtetë. Ndërsa, Reforma në Drejtësi është në një fazë shumë të rëndësishme, ajo duket e pozicionuar në një udhëkryq, e cila mund t’i japë një kuptim dhe besim të ri drejtësisë në Shqipëri, ose të keqpërdoret për të përshkallëzuar konfliktin politik. Si President i Republikës, unë mund të përsëris me forcë rëndësinë e zbatimit të Reformës, në përputhje me Kushtetutën dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, si garantuesi i vetëm i ndërtimit të institucioneve të pavarura të drejtësisë, që të jenë funksionale, të qëndrueshme dhe të pavarura. Po kështu, një luftë e menjëhershme, e fortë dhe efikase kundër krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij me qeverisjen publike, është një përparësi kyçe, e lidhur jo vetëm me perspektivën europiane, por çka është më e rëndësishmja, me të gjithë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.
Nëse përmblidhen disa nga konstatimet tuaja, duket se ato janë pjesë e “detyrës së shtëpisë”, të vënë nga Bashkimi Europian për të ndërmarrë hapin e mëtejshëm për të filluar bisedimet e anëtarësimit me këtë bllok. Cila është këshilla juaj, që të bëhet realitet kjo ëndërr e shqiptarëve?
Bashkimi Europian ka parashtruar 5 përparësi të qarta, si parakusht për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë. Përparimi i arritur për zbatimin e shpejtë dhe të qartë të Reformës në Drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, veçanërisht kundër kultivimit dhe trafikimit të marijuanës, të drejtat e pronës, reforma në ad- ministratën publike dhe respektimi e mbrojtja e të drejtave të njeriut do të shqyrtohen në muajin prill nga Komisioni Europian, para një vendimi përfundimtar të Këshillit të Europës këtë qershor. Sikurse ka vënë në dukje me dashamirësi Presidenti Tusk, Shqipëria ka shumë miq të mirë dhe të zellshëm ndërmjet anëtarëve të Bashkimit Europian, të cilët vazhdojnë të na mbështesin për procesin tonë të anëtarësimit. Megjithatë, entuziazmi i tyre nuk është i mjaftueshëm që t’i caktohet një datë vendit tonë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit. Ne duhet të prodhojmë një bilanc bindës faktesh dhe rezultatesh, që të provojmë përparimin e vërtetë të vendit. Dua të theksoj rëndësinë që vetë Bashkimi Europian po i jep Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Presidencës Bullgare, e cila ka përcaktuar perspektivën europiane të rajoni, t si një ndër katër përparësitë kyçe të Presidencës së saj. Megjithatë, ata kanë vënë në dukje se këto pritshmëri duhet të jenë realiste dhe brenda kuadrit të përparimit të mbështetur mbi meritën, që nënkupton më shumë punë dhe përgjegjësi nga ana jonë. Unë shpresoj se ky mesazh është perceptuar dhe kuptuar saktë nga të gjitha nivelet ligjbërëse në vend. Ne nuk e kemi luksin që ta humbasim këtë mundësi të re gjatë Takimit të Nivelit të Lartë të Sofjes në muajin maj.
Zoti President, a mund të na tregoni motivet që ju shtynë që të ndërmerrni një hap historik, duke i shkruar një letër Presidentit të SHBA- ve, Donald Trump, ku nuk mbështetët vendimin e qeverisë shqiptare për votën kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit?
Shqipëria është një vend modest në shkallë botërore. Ne duhet të balancojmë mirë peshën tonë specifike në raport
Shqipëria po hyn në një fazë të rëndësishme të integrimit europian dhe të gjitha përpjekjet duhen përqendruar për të kapur këtë mundësi, më mirë herët se sa vonë. Është tamam koha për një dialog strukturor mbi reformat kyçe, që kanë nevojë për zbatim të shpejtë.
me partnerët dhe aleatët tanë, dhe aq më tepër, kur është fjala për partnerët strategjikë. Dy asetet tona më të mëdha në marrëdhëniet e jashtme janë modestia dhe besueshmëria. Askush nuk duhet ta komprometojë këtë. Si President i Republikës, unë duhet dhe do të jem transparent ndaj partnerëve tanë dhe opinionit publik mbi çdo vendim të rëndësishëm diplomatik, veçanërisht mbi çështje që lidhen me sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare. Për hir të këtyre marrëdhënieve të interesit jetik për Shqipërinë dhe të të gjithë shqiptarëve në rajon, mua më duhej të isha transparent në mesazhin tim të përgjigjes, drejtuar Presidentit Trump, duke e siguruar atë për bashkëpunimin e palëkundshëm. Për më tepër, kjo ishte një votë e lidhur me një vendim sovran të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili nuk ishte ligjërisht detyrues për të gjithë vendet e tjera. Unë mbetem optimist se marrëdhëniet shqiptaro- amerikane janë të mbështetura fort mbi këtë partneritet strategjik solid, në të mirë të interesave të të dy vendeve.
Në vijim të pyetjes së mësipërme, si e shikoni, zoti President, të ardhmen e raportit Presidencë- Kryeministri- Kuvend në vitin 2018, meqenëse legjislativi është i dominuar nga maxhoranca?
Është e domosdoshme që çdo institucion të kryejë detyrat e funksionet e tij përkatëse, duke u mbështetur mbi Kushtetutën dhe kuadrin ligjor në fuqi. Shqipëria po hyn në një fazë të rëndësishme të integrimit europian dhe të gjitha përpjekjet duhen përqendruar për të kapur këtë mundësi, më mirë herët se sa vonë. Është tamam koha për një dialog strukturor mbi reformat kyçe, që kanë nevojë për zbatim të shpejtë.
Kryeministri Edi Rama ka çelur dje eventin "Tre ditët e Yllit të Mëngjesit", në kuadër të aktiviteteve për Vitin e Skënderbeut. Në një ceremoni të organizuar në Pallatin e Kongreseve, kreu i qeverisë tha se, Gjergj Kastrioti Skënderbeu është një histori dashurie për të gjithë shqiptarët kudo ku ata ndodhen. "Me Gjergj Kastriotin, shqiptarët, kudo që ndodhen, kanë një histori të vërtetë dashurie, prej së cilës asnjë bëmë dhe asnjë gjëmë nuk mund t'i ndajë. Histori objektive, gjithmonë në zbulim dhe hartim, jeta dhe vepra e Skënderbeut është, në sensin më fisnik të fjalës, një histori suksesi dhe një vizion ardhmërie", ka thënë Kryeministri. Në fjalën e tij para të ftuarve, Rama tha se qeveria do të organizojë në muajin nëntor, Samitin e dytë të Diasporës dhe ku do të mirëpriten të gjithë bijtë e bijat e Skënderbeut. "Jam i bindur se nga Tirana në Lezhë e nga Kruja sërish në Tiranë, të gjithë së bashku do të mund t'i mirëpresim si miq e si vëllezër dhe motra, duke nisur kështu me këtë ceremoni modeste dhe me këtë përqafim mikpritës për ata që kanë ardhur për të sjellë këtu komunitetin arbëresh, edhe përgatitjet për Samitin e dytë të Diasporës, i cili në nëntor do të sjellë në Tiranë, të gjithë bijtë dhe bijat e Skënderbeut", ka thënë dje Rama.