"PD të heqë dorë nga dhuna verbale ndaj Policisë"
Efektivi i Qarkullimit të Shkodrës, Julian Balliu, që shfaqet duke bërë pazare droge në një material investigativ të "Fiks Fare", është "arratisur" menjëherë pas denoncimit publik.
Oficerët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave e kanë shpallur në kërkim, pasi nuk e gjetën në adresën e tij, pak kohë pas publikimit të aferave për shitje kokaine. Ish- shefi i Qarkullimit të Lushnjës, ndaj të cilit nisi procedim penal mbrëmjen e së hënës, u pezullua menjëherë nga detyra dhe Ministria e Brendshme tha se kanë nisur edhe procedurat disiplinore. Julian Balliu, aktualisht mbante detyrën si polic i qarkullimit rrugor në Shkodër. Ndërsa më herët, ka qenë edhe shoqërues në njësinë e eskortimit të kompanisë TAP për transportim të veçantë. Së fundmi, i kishte dalë urdhri i emërimit në njësinë speciale të Policisë Rrugore për Autostradën Milot- Morinë. "Pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ ' Fiks Fare', në Top Channel, ku dyshohet implikimi i punonjësit të Policisë së Shtetit, Julian Balliu në një tentativë për trafik e shitje narkotikësh, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nisi procedimin penal ndaj tij. Gjithashtu, me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur një procedim disiplinor për efektivin Balliu, me detyrë oficer i Policisë së Qarkullimit Rrugor, duke marrë masën e pezullimit nga detyra, deri në përfundim të hetimit të ngjarjes. Strukturat e SHÇBA- s janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat dhe personat e mundshëm të implikuar në këtë ngjarje të rëndë për punën dhe imazhin e Policisë së Shtetit", thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme.
ARRESTIMI PER RYSHFET
Pasditen e së hënës, Shërbimi për Çështjet e
Ministria e Brendshme e ka konsideruar dhunë verbale ndaj Policisë së Shtetit, deklaratën e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani. Ndërsa ka theksuar se tashmë në Polici nuk ka më të paprekshëm. "Ministria e Brendshme, përmes Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ( SHÇBA) dhe Policisë së Shtetit, reaguan menjëherë mbrëmë ( të hënën) pas publikimit të pamjeve në emisionin investigativ ' Fiks Fare', duke pezulluar dhe shpallur në kërkim oficerin e dyshuar si të implikuar në këtë vepër penale. Hetimet e plota nisën menjëherë nga SHÇBA- ja në bashkëpunim me Prokurorinë. Ky është treguesi më i qartë se aktualisht në Policinë e Shtetit nuk ka më të paprekshëm, apo të mbrojtur në ' çadrën' partiake, ashtu siç tregon vullnetin e qartë për pastrimin e radhëve nga çdo efektiv që shkel ligjin. Ministria e Brendshme siguron qytetarët se, askush dhe për asnjë motiv, nuk do mund të Brendshme dhe Ankesave arrestuan një tjetër efektiv të Policisë Rrugore, kësaj here për akuzën e korrupsionit. Ministria e Brendshme informoi dhe tha se është vënë në pranga efektivi i ndryshojë vullnetin, për të luftuar krimin dhe goditur korrupsionin. Përpjekjet tona për konsolidimin e shtetit të së drejtës nuk do ndalen. Vettingu në Policinë e Shtetit, i mbështetur fuqimisht nga partnerët ndërkombëtarë, është një mekanizëm ligjor, që do ta përshpejtojë procesin. Vettingu do të reformojë kapacitetet njerëzore në Policinë e Shtetit, duke promovuar Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Arjan Meça. Meça, me detyrë trupë shërbimi në Sektorin Interurban, është arrestuar pas denoncimit të një qytetari, i cili pretendonte se ai i kishte kërkuar para, pjesën më të shëndetshme, punonjësit më me integritet, të trajnuar, të mirëarsimuar, të cilët janë shumica në organizatë. Duke përfituar nga rasti, i bëjmë thirrje PD- së të heqë dorë nga dhuna verbale ndaj Policisë së Shtetit, e të punojmë bashkë për ta bërë vendin dhe jetën e qytetarëve më të sigurt", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme. në këmbim të mosvendosjes së gjobës për një shkelje të Kodit Rrugor. Menjëherë pas denoncimit kanë nisur hetimet me metodat speciale dhe Arjan Meça është arrestuar në flagrancë teksa i
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka reaguar dje në lidhje me "arratisjen" e efektivit, që u denoncua duke bërë pazare droge. Sipas Ristanit, tashmë në Polici po ndodh një rokadë, pasi policët që trafikonin kanabis, tashmë po zëvendësohen nga policë që trafikojnë kokainë. "Emisioni ' Fiks Fare', zbuloi mbrëmë me zë dhe me figurë sesi një oficer i lartë në Policinë e Shtetit, Julian Balliu, është pjesë e krimit të organizuar, që trafikon drogën më të shtrenjtë në treg, kokainën. Ky nuk është i vetmi oficer policie i përfshirë në organizatat kriminale që trafikojnë drogë. Sipas raportit zyrtar të Shërbimit Sekret, 128 oficerë policie, përfshirë edhe drejtues të lartë të saj, kanë marrë pjesë dhe kanë përfituar nga trafiku i kanabisit. Deri tani nuk është bërë publike asnjë masë e marrë ndaj tyre, ndërsa tre drejtues të policisë në qarqe, të akuzuar për lidhje me Habilajt dhe Tahirin, janë në arrati. Urdhri i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për pezullimin e oficerit të përfshirë në trafikun e kokainës, është veç një nga masat propagandistike, sepse media raporton se Julian Balliu është arratisur, njësoj si tre drejtuesit e tjerë të lartë të policisë. Pezullimi nga Fatmir Xhafaj është propagandë, njësoj si Vetingu që thotë se do të bëjë në Polici vëllai i Agron Xhafës, që është dënuar për trafik ndërkombëtar kokaine. Partia Demokratike shpreh bindjen se pa largimin e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës, si koka që mbron krimin e organizuar në Shqipëri, nuk do të ketë Veting të vërtetë në Polici dhe as rend dhe siguri për shqiptarët", ky ishte reagimi i parë i Ristanit. Por pas përgjigjes së Ministrisë së Brendshme në lidhje me këtë deklaratë, erdhi edhe një tjetër reagim. "Ministria e Brendshme quan dhunë verbale ndaj Policisë së Shtetit, reagimet e PD- së për situatën e rendit dhe sigurisë në vend dhe situatën e krimit brenda Policisë së shtetit. Të thuash të vërtetën nuk është dhunë verbale. Është verb, që qoftë edhe me ashpërsi apo forcë, kërkon të zgjojë te njerëzit e ndershëm të Policisë së Shtetit, ndjenjën e detyrës, respektimit të ligjit dhe dashurisë për këtë vend", thuhet në deklaratën tjetër. merrte një sasi parash drejtuesit të një automjeti. Ky punonjës policie u arrestua në flagrancë për veprën penale "Korrupsion pasiv, nga persona që ushtrojnë funksione publike". "Të hënën, më datë 15 janar, në orën 15: 00, nga struktura e Drejtorisë së SHÇBA- s Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arjan Meça, 55 vjeç, lindur në Memaliaj, i padënuar më parë, me detyrë trupë shërbimi në Sektorin Interurban, në Komisariatin Rajonal të Qarkullimit Rrugor, Tiranë. Ky punonjës policie u kap në flagrancë me një sasi lekësh, të identifikuara paraprakisht me numër serie, menjëherë pas kryerjes së veprës penale ' Korrupsioni pasiv nga persona, që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, të denoncuar nga një shtetas në linjën jeshile pa pagesë 08009090 të SHÇBAs dhe 129 te Policisë së Shtetit. Materialet e përgatitura për dokumentimin e ngjarjes iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme sipas procedurës", thuhet në një njoftim të Zyrës së Ankesave në Ministrinë e Brendshme.